MPB-ja paditi një 46-vjeçar që shprehu gjuhë ksenofobie në “Fejsbuk” ditën e tërmetit në Shqipëri

Sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), deri te Prokuroria Themelore Publike, ka ngritur kallëzim penal kundër D.D (46) nga Shkupi, për shkak të dyshimeve se ka shprehur gjuhë ksenofobie, transmeton Portalb.mk.

I padituri, më 26 nëntor të 2019-s, ditë kjo që korrespondon me tërmetin tragjik në Shqipëri, ka shkruar status në rrjetin social “Fejsbuk” ku ka kryer veprën penale “shpërndarje të materialit racist dhe ksenofobik nëpërmjet sistemit kompjuterik”, e cila dënohet me nenin 394 të Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut.

Nga MPB-ja, për Portalb.mk ishin të pakapshëm për të sqaruar se nëse gjuha e urrejtës ka qenë në lidhje me tërmetin e Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button