Kryqi i Kuq i Maqedonisë deri tash ka arritur të grumbullojë 2.5 milionë denarë për Shqipërinë

Sekretari gjeneral i Kryqit të Kuq Maqedoni, Sait Saiti ka deklaruar se në numrin që Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut e hapi për të realizuar telefonata në formë donacioni për pasojat nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit në Shqipëri, deri tash janë grumbulluar rreth 2.5 milionë denarë, njofton Portalb.mk.

“Mund të ju njoftoj, se nga informacionet e mia jozyrtare, se aktivitetet rreth shpëtimit dhe kërkimit të personave të humbur dhe që kanë ngelur nën rrënoja, sot kanë përfunduar, sepse tashmë është njoftuar se nuk kërkohen njerëz shtesë të cilët mungojnë në familje. Prandaj, nga këtu e nesër jemi të fokusuar që të realizojmë aktivitetet drejt sanimit të pasojave nga katastrofa. Por do të fokusohemi më shumë në grumbullimeve të mjeteve në formë parash, sepse konsiderojmë se është ndihma më efikase dhe direkte. Deri tash janë grumbulluar 2 milionë e 460 mijë denarë kjo nga telefonatat në numrin e Kryqit të Kuq”, tha Saiti në ngjarjen e hapjes së punktit donator.

Kryqi i Kuq Maqedoni tashmë ka dërguar edhe ndihmat e para.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button