Qeveria e Sllovenisë ka ndarë 126.000 euro për të ndihmuar Shqipërinë

Qeveria e Sllovenisë ka ndarë 126.000 euro për të ndihmuar Shqipërinë, pas tërmetit prej 6.4 ballësh më 26 nëntor, njofton Portalb.mk.

“Ne do të dërgojmë ndihmë materiale (tenda, shtretër, batanije, çanta për gjumë, çarçafë, mbulesa, jastëk) në Republikën e Shqipërisë për të lehtësuar efektet e tërmetit. Vlera e parashikuar e ndihmës, përfshirë transportin, është 126,000 €”, thuhet në postimin në twitter të Qeverisë së Sllovenisë.

Tërmeti prej 6.4 ballë i 26 nëntorit të 2019-s, konsiderohet të jetë më i fuqishmi që pas vitit 1979 dhe i pesti në botë për këtë vit. Pas Shqipërisë, tërmete të fuqishme e kanë goditur edhe Greqinë, dhe Bosnje e Hercegovinën, në lartësi prej 5.4 ballë të shkallës së Rihterit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button