Pronari i “Durmo Turs” do të mbrohet në liri

Pronari i Durmo Tours, Durmish Beluli, i cili akuzohet në procesin gjyqësor që zhvillohet për aksidentin në Llaskarcë, është liruar të mbrohet në liri me garanci. Ai u la i lirë nga paraburgimi javën e kaluar, por për lirimin e tij u njoftua në fillimin e seancës së sotme gjyqësore për aksidentin që la 16 persona të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, njofton Portalb.mk.

Belulit i janë shqiptuar masa paraprake, i është marrë pasaporta, ai do duhet të paraqitet në gjykatë dhe i ndalohet afrimi dhe kontaktimi me të dëmtuarit dhe të pandehurit në gjykimin e aksidentit me autobus. Ai është i ndaluar të punojë dhe nuk mund të përdorë çertifikatën në fushën e transportit.

Gjyqi për aksidentin në Llaskarcë do të vazhdojë, për të cilin rast Prokuroria akuzoi gjashtë persona në korrik. Të akuzuar janë 6 persona, dhe atë, pronari i kompanisë transportuese “Durmo Turs”, Durmish Beluli, përgjegjësi i kompanisë, Remzi Miftari dhe vozitësi i autobusit, Manoil Trifunovski. Këta ngarkohen për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”, ndërkaq tre të punësuarit e stacionit të kontrollit teknike, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski akuzohen për pjesëmarrje në kryerjen e veprës penale.

GJITHÇKA NË LIDHJE ME RASTIN TRAGJIK LEXO: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button