Zaevin përsëri kanë dashur ta mashtrojnë në telefon, janë paraqitur si aktivistja Greta Thunberg

Këshilltar special për marrëdhëniet me publikun i kryeministrit Zoran Zaev, Marjan Zabërçanec, në sesionin “Mediat dhe qeverisja e mirë (Lufta kundër dezinformatave)”, të konferencës ndërkombëtare të “Metamorfozis” – “E-shoqëri”, ka zbuluar se para disa ditëve, ka pasur sulm të sofistikuar hibrid ndaj kabinetit të kryeministrit Zoran Zaev, gjegjësisht dy persona janë paraqitur sikur të jenë aktivistja botërore Greta Thunberg dhe babai i saj, raporton Portalb.mk.

“Kryeministri Zaev ka realizuar bisedë telefonike me një vajzë dhe një burrë, të cilët janë paraqitur sikur aktivistja e njohur botërore, Greta Thunberg dhe babai i saj. Gjatë bisedës, kryeministri Zaev ka dyshuar për vërtetësinë e identiteti të bashkëbiseduesve, andaj ka kërkuar që të verifikohet identiteti i tyre. Autoritetet qeveritare kanë komunikuar me familjen e Thunbergut dhe prej atje kanë marrë përgjigje se nuk kanë folur ata me kryeministrit dhe se bëget fjalë për keqpërdorim të identitetit të tyre, andaj i njëjti do të paraqitet në organet kompetente”, tha Zabërçanec.

Ai shtoi se ky rast është shumë më i sofistikuar se me komedianët rus, pasi që të njëjtit, e kanë keqpërdorur identitetin e një aktiviste botërore, me qëllim që të kryhet mashtrimi.

“Dukshëm, që qendrat e manipulimeve kanë kapacitete të mëdha që t’i keqpërdorin të dhënat e këtyre personave. Sulmet e këtilla vetëm se e rrisin kujdesin tonë. Alarmoj që të kihet kujdes më të madh në komunikime. Nuk e dimë nëse janë të lidhur me komedianët rus, por ne i kemi marrë masat”, shtoi Zabrçanec.

Ai shtoi se biseda telefonike është caktuar nëpërmjet rrugës zyrtare, pra kanë përdorur mjete të sofistikuara për të manipuluar.

Përndryshe, në korrik të këtij viti Zoran Zaev tre herë ka biseduar në telefon me komikët rus, duke menduar se janë sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe ish presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko.

Komikët rus, Vlladimir Kuznecov dhe Aleksej Stolljarov, të njohur si Vovan dhe Leksus në një video të publikuar në Jutjub, e gjatë pothuajse 1 orë, ata kanë mbledhur tri biseda me Zaevin, të realizuara në gusht të 2018-s, janar të 2019-s dhe prill të 2019-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button