Lajmet e rreme për Shqipërinë, Edi Rama me paralajmërim të fundit se mund t’i mbyllë portalet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dërguar një paralajmërim të ashpër deri te portalet sepse po shpërndajnë lajme të rreme, gjë e cila është duke e rritur panikun edhe më shumë në popull për gjendjen pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, transmeton Portalb.mk.

“Paralajmëroj për herë të fundit portalet e kanalet e informimit se nê kushtet dhe kuadrin ligjor te Gjendjes së Jashtezakonshme, do jem i detyruar te nderhyj forcerisht per mbylljen e tyre deri ne fund te kesaj faze dramatike, nese vazhdojne me lajme te rreme qe hapin panik! Në këtë situatë të jashtëzakonshme, ku duhet matur çdo fjalë është e patolerueshme që të publikohen sharlatanizma delirantësh vendas a të huaj apo të shtrembërohen, sipas avazit të zakonshëm, prononcimet e shpjegimet e arsyeshme të ekspertëve! STOP DHE STOP TANI! MENJËHERË!!!”, shkroi Rama në “Tuiter”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button