Rrugës për në Thumanë e Durrës, Ali Ahmeti po shpreh nderime për 28 Nëntorin

Derisa pikësynim ka Thumanën dhe Durrësin për të parë nga afër situatën pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është duke shprehur nderime për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit, 28 Nëntorin, transmeton Portalb.mk.

Ai e ka nisur me Kërçovën, e ka vazhduar me Shkupin, ndërkaq do të shkojë edhe në Prekaz, ndërkaq do ta përmbyll me solidarizim. Ai është shoqëruar edhe nga ambasadorët e Kosovës dhe Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut.

“Bashkë me Shqipërinë në krah të djathtë e me Kosovën në krah të majtë, sot u përkulëm para të madhit Skenderbe për të nderuar të gjithë të rënët për atdhe, për liri, barazi, drejtësi në këtë ditë të shenjtë për shqiptarinë. Më herët, në Zajaz të Kërçovës shprehëm nderimet tona tek qendra përkujtimore “Nëna shqiptare”, ndërsa tash jemi rrugës për të shpalosur përjetësinë e Shaban Jasharit me të bijtë e tij, Ademin dhe Hamzën në Drenas, për të vijuar rrugën drejt Thumanës dhe Durrësit për tu solidarizuar me banorët, me Shqipërinë dhe me forcat jetëshpëtuese nga të githa vendet”, shkroi Ahmeti.

Kjo vjen ngaqë sot shënohet 107-vjetori i 28 nëntorit të vitit 1912, e kurse Shqipëria ka hyrë në ditën e tretë të tragjedisë së saj që erdhi pas tërmetit prej 6.3 ballësh më 26 nëntor të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button