Moti i ligë e kaploi Durrësin, numri i viktimave arriti në 50-të (VIDEO)

Banorët nga Shqipëria vazhduan të luftojnë për jetë edhe në ditën e tretë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të 2019-s, por numri i viktimave ka shënuar rritje, duke arritur në 50, shkruan Koha.net, njofton Portalb.mk.

Të lënduar vazhdojnë të jenë mbi 700 persona të tjerë, ndërkaq operacionet e kërkim shpëtimit kanë përfunduar.

Bilanci është 24 të vdekur në Durrës, 24 në Thumanë dhe 2 në Kurbin

DITA E PARË: Një tërmet i fuqishëm e goditi Shqipërinë, u regjistruan 25 viktima
DITA E DYTË: Tërmeti tragjik i 26 nëntorit në Shqipëri, numri i viktimave arriti në 30-të

Tërmete janë regjistruar edhe gjatë mesnatës, por më i fuqishmi mbetet ai i mëngjesit prej 5.1 ballësh. Ndërkohë, Durrësin e ka kapluar edhe moti i ligë.

Video nga moti i ligë.

 

U paralajmëruan ndihma financiare dhe ushtarake

Për të sanuar dëmet materiale dhe për realizuar operacion të kërkimit dhe shpëtimit, ndihma financiare dhe ushtarake janë dërguar dhe po dërgohen nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Itali, Greqia, Franca dhe Turqia.

E ndërkaq derisa automjete të shumta janë nisur drejt Shqipërisë, kryeministri Edi Rama ka shprehur nevojën urgjente për ndihma monetare.

Ndërkaq, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, ka publikuar xhirollogaritë bankare ku mund të dërgohen donacione për sanim të dëmeve nga tërmetet.

Ato janë:
IBAN ne ALL (Lek): AL29 2121 1016 0000 0000 0030 0001
IBAN ne EUR : AL72 2121 1016 0000 0000 0030 0003
IBAN ne USD: AL02 2121 1016 0000 0000 0030 0002

Tërmeti prej 6.4 ballë i 26 nëntorit të 2019-s, konsiderohet të jetë më i fuqishmi që pas vitit 1979 dhe i pesti në botë për këtë vit. Pas Shqipërisë, tërmete të fuqishme e kanë goditur edhe Greqinë, dhe Bosnje e Hercegovinën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button