Në konferencën “E-shoqëri” është promovuar Strategjia për transparencë qeveritare 2020-2021

Sot, në ditën e dytë të konferencës ndërkombëtare “E-shoqëri– Institucionet e hapura dhe llogaridhënia” është promovuar Strategjia për transparencë qeveritare 2020-2021, në përpunimin e së cilës ka marrë pjesë Fondacioni Metamorfozis dhe Fondacioni Shoqëri e Hapur Maqedoni, njofton Portalb.mk.

Lidija Cvetanoviq nga Kabineti i ministrit pa resor të obliguar për komunikime, tha se Strategjia është prodhim i përpjekjeve të përbashkëta të Qeverisë dhe sektorit civil që është garanci për kualitet të lartë.

“Prej dhjetorit të vitit 2019-të deri në dhjetor të vitit 2021 janë parashikuar një numër i madh i aktiviteteve për rritjen e transparencës në institucione. Strategjia ka pasur përfshirje të gjerë të të gjithë ministrave, organeve, ndërmarrjeve publike të themeluara nga qeveria, shoqërive aksionare në pronësi shtetërore. Për kohë të shkurtër qytetarët do të njohin praktika të reja dhe të panjohura në punën e institucioneve”, tha Cvetanoviq.

Ajo shtoi se me Planin Aksionar të kësaj Strategjie, është e parashikuar Njësi Organizative e cila do të fillojë të funksionojë që nga dhjetori i këtij viti dhe në çdo tre muaj do të japë raport deri te ministri Robert Popovski për realizimin e Planit Aksionar, ndërkaq ai në gjashtë muaj do t’i raportojë Qeverisë për arritjet, dobësitë dhe do të intervenohet për mangësitë.

Zbatimi i aktiviteteve gjithashtu do të vëzhgohet nga grupi punues i shtatë anëtarëve nga sektori civil, mediat, por edhe sektori i biznesit.

Sipas Cvetanoviq, misioni dhe vizioni i kësaj Strategjie është që të rritet besueshmëria e qytetarëve në Qeverinë, institucionet dhe krijimi i ambientit të transparencës dhe besueshmërisë për çka është e paraparë dhe trajnim në institucione.

Me Planin Aksionar është e parashikuar liri më të madhe për personin i cili është prej marrëdhënies me publikun në ndonjë institucion, pasi që funksionari kompetent do t’i delegojë obligimet e tij në lidhje me përgjigjet e pyetjeve, të nënshkruara në dokumente dhe ngjashëm.

Oliver Serafimovsi nga Komisioni për Qasje të Lirë deri te Informatat me Karakter Publik tha se në Strategji janë të zbatuara shumica e rekomandimeve të Komisionit Evropian që të  vazhdojë dhe të përmirësohet transparenca e institucioneve.

Ai shtoi se e drejta e qasjes së lirë deri te informatat me karakter publik është e garantuar edhe me Deklaratën për të Drejtat e Njeriut dhe është njëra ndër mënyrat e parandalimit të sjelljes korruptive të autoriteteve.

Sipas tij, është e rëndësishme masa e Planit aksionar për delegimin e kompetencave të personit zyrtar.

“personi zyrtar kur të marrë kërkesë për qasje të lirë deri tek informatat do të mundet të përgjigjet në mënyrë më të shpejtë dhe do të ulet problemi aktual, të mos ketë pengesa për nënshkrim të vendimit ose të pret”, tha Serafikovski.

Dançe DanillovskaBajdevska nga Fondacioni Shoqëri e Hapur Maqedoni, tha se Strategjia është operacion i transparencës aktive, e cila parasheh unifikim të ueb-faqeve të Qeverisë, institucioneve, organeve në përbërje të Qeverisë për të dhëna të jenë lehtë të qasshme për qytetarët.

Ajo shtoi se ekzistojnë dallime në hapjen e Qeverisë, ministrive dhe organeve tjera dhe si shembull e ka theksuar atë që organet e Qeverisë kanë indeks të hapjes 28% prej 100, që e prishin fotografinë e transparencës. Rekomandim nga Strategjia është se organet duhet të vijnë në hapje minimale si qasja deri te Qeveria e Hapur në ueb-faqen e Qeverisë.

“Si sfida mbeten unifikimi i qasjes deri te dokumentet dhe të dhënat, por edhe publikimi në kohë i informatave publike. Dokumentet të cilat janë shqyrtuar në seancën e qeverisë, duhet që të publikohen në ueb-faqet e Qeverisë dhe ministritë resorë. Sipas atyre dokumenteve, Qeveria ka krijuar politika, për çka qytetarët duhet që të kenë qasje të lirë. Edhe pse vendimet publikohen në Gazetë Zyrtare, ajo paguhet. Këto informata duhet që të jenë pa pagesë për qytetarët”, tha DanillovskaBajdevska.

Konferenca dyditore është ngjarje përfundimtare e projektit katër vjeçar ACTION SEE (Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore), në të cilin 7 organizata nga Ballkani Perëndimor dhe Mbretëria e Bashkuar i bashkuan përpjekjet e tyre për të promovuar dhe siguruar përgjegjshmëri dhe transparencë të autoriteteve në rajonin e Evropës Juglindore. Qëllimi kryesor i projektit është rritja e përfshirjes së shoqërisë civile dhe organizatave mediatike në proceset e vendimmarrjes dhe krijimit të opinionit publik dhe hartimit të politikave, si dhe ngritja e kapaciteteve të shoqërive civile për të zgjidhur probleme të ndjeshme. Pritet që në konferencë të marrin pjesë rreth 150 përfaqësues të institucioneve të Ballkanit Perëndimor, shoqërisë civile dhe organizatave mediatike, si dhe individë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Gjatë Konferencës janë mbajtur edhe disa sesione ku partnerët rajonalë të projektit ACTION SEE i kanë prezantuar rezultatet e përpjekjeve katërvjeçare për ta rritur shkallën e hapjes dhe të llogaridhënies së institucioneve, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për avancimin e qeverisjes së mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button