Capital T niset me ndihma drejt Shqipërisë

Listës së personazheve të njohur shqiptarë që po ofrojnë ndihma për të prekurit nga tërmeti i mëngjesit të djeshëm i është shtuar edhe Capital T, transmeton Revista Class.

Ditën e djeshme, ai postoi një video ku ofronte ndihmë për të strehuar familjet e prekura nga tërmeti duke siguruar edhe të gjitha shpenzimet përveç strehimit.

https://www.instagram.com/p/B5XtJJcB7W-/

Pak minuta më parë këngëtari ka ndarë dy foto në profilin e tij në Instagram, ku shfaqet duke u nisur me një kamion me ndihma për të mbijetuarit e tërmetit.

“Rrugës për Shqipëri”, -ka shkruar ai.

Të shumtë janë personazhet e njohur, të cilët po solidarizohen dhe po ofrojnë ndihma për të prekurit nga tragjedia e 26 nëntorit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button