VV: Mëngjesi i së hënës na gjen me marrëveshje të koalicionit qeverisës

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se kjo parti dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë shumicën e nevojshme në Parlamentin e Kosovës, transmeton KlanKosova.

Përmes një komunikate për media Vetëvendosje bëri të ditur se koalicioni qeverisës VV-LDK do të arrijë marrëveshjen ditën e hënë.

“Grupi ynë parlamentar do të jetë më i madhi, me 30 deputetë. 29 prej tyre vijnë nga lista e Lëvizjes, 1 nga IRDK që na u bashkua rishtas. Në grupin tonë parlamentar do të jenë 10 deputete, të cilat e kanë fituar që të gjitha mandatin e tyre pa ndihmën e kuotave gjinore, dhe kjo është hera e parë që ndodh kësisoj me një grup parlamentar në Kosovë”.

Në shkrimin e saj Vetëvendosje theksoi se këto zgjedhje u karakterizuan me një garë të ngushtë për kryeministër, fitues i së cilës doli kandidati i kësaj partie Albin Kurti.

“Këto zgjedhje janë karakterizuar nga gara e kandidatëve për kryeministra, si kurrë më parë. Këtë garë e ka fituar Albin Kurti. Madje për herë të dytë. Në vitin 2017 Albin Kurti ka marrë 143.621 vota, ndërsa kësaj radhe është votuar nga 183.952 persona, duke u bërë përfaqësuesi politik më i votuar në Kosovë qysh prej kur ka filluar aplikimi i sistemit zgjedhor me lista të hapura. Qeveria e ardhshme e LVV dhe e LDK tashmë e ka shumicën e nevojshme në parlamentin e Kosovës. Mëngjesi i të hënës duhet të na gjejë me marrëveshje të koalicionit qeverisës. Populli i Kosovës po pret që t’ia nisim punës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button