Qyteti i Shkupit vendosi të ndërtojë rrotën panoramike, si VMRO-DPMNE dikur, por në park

Nikolla Gaxhovski nga Sektori për planifikim dhe rregullim të hapësirës në Qytetin e Shkupit, deklaroi se në parkun e ri në Shkup, do të ndërtohet edhe rrotë panoramike, por premtoi se nuk do të jetë si ajo e propozuar dikur nga VMRO-DPMNE, transmeton Portalb.mk.

“Rrota panoramike do të jetë shumë më lirë nga ajo që duhet të ndërtohej në Vardar”, deklaroi Gaxhovski.

Ai sqaroi se ky park do të ketë 20 rekuizita të reja, ndërsa diskotekat verore do të largohen nga ato hapësira.

Përndryshe, VMRO-DPMNE derisa ishte në pushtetin qendror dhe lokal, kishte filluar punimet për ndërtimin e rrotës panoramike “Unaza e Aleksandrit”. Ndërsa kryetari i Shkupit, Petre Shilegov pati premtuar se nuk do të ndërtohet ajo rrotë në ujërat e Vardarit, duke i ndërprerë edhe punimet në atë vend ku kishte filluar.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button