Pato largohet nga Milani

Agjenti i Alexandre Patos pritet që të takohet shumë shpejt me drejtuesit e Milanit pas raportimeve se sulmuesi nuk është i lumtur në San Siro.

23 vjeçari hyrI në lojë në pjesën e dytë ndaj Anderlechtit dhe shënoi golin e tretë, para se të kërcënonte klubin me një largim pikërisht pas fitores.

“Nëse Pato ka thënë gjëra të caktuara, atëherë ai duhet të ketë arsye. Unë dua që të kuptoj më mirë situatën me Milanin para se të ndodhë diçka. Unë do të jem në Itali të martën tjetër për të biseduar me Paton dhe më pas edhe me Milanin”.

“Nuk dua të them asgjë më tepër sepse për momentin nuk dua të them asgjë të pasakt. Unë nuk e di nëse ai do të largohet. Më pyesni këtë gjë kur të kem biseduar me të gjitha palët”, ka thënë agjenti Gilmar Velos për Tuttomercatoweb.

Pato ka shtatë paraqitje për Milanin këtë sezon dhe ka shënuar vetëm dy gola. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button