Komuna e Tetovës do të ndihmojë Shqipërinë me 25 mijë euro

Komuna e Tetovës sot nisi 24 tonë ushqim, mjete higjienike, veshje e gjëra tjera për në Shqipëri, në vendbanimet që janë prekur nga tërmeti, transmeton Portalb.mk.

“Duke pasur parasysh se kishte interesim të madh të njerëzve u hap pikë për grumbullim të ndihmës humanitare. Përgjigjja e qytetarëve, organizatave dhe firmave, rezultoi me dërgesën e parë prej 24 tonëve, e cila sot niset për në Shqipëri”, tha Teuta Arifi, kryetarja e Tetovës.

Arifi informoi se është dërguar edhe ndihmë profesionale, ku njësiti i zjarrfikësve i përbërë nga pesë anëtarë të trajnuar dhe të pajisur do të ndihmojnë në Shqipëri.

“Komuna e Tetovës ka ndarë edhe 25 mijë euro përmes riorganizimit të mjeteve buxhetore”, tha Arifi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button