fbpx

Komuna e Gostivarit ndau 1,1 milionë denarë dhe dërgoi zjarrfikës e batanije në Shqipëri

Komuna e Gostivarit ka ndarë 1.1 milionë denarë dhe ka dërguar ekip të zjarrfikësve e batanije në Shqipëri për të ndihmuar në përballjen e katastrofës së shkaktuar nga seria e tërmeteve të cilat filluan më 26 nëntor të 2019-s, njofton Portalb.mk.

Vendimi për ndarjen e mjeteve njëzëri u votua nga të gjithë këshilltarët komunal, në seancën e jashtëzakonshme që u mbajt sot.

Nga Komuna e Gostivarit informuan, se një ekip i zjarrfikëseve veçmë është dërguar për ndihmë në Durrës dhe rrethinë, me çka janë dërguar edhe 300 batanije. Prej atje njoftojnë se është formuar edhe një trup i posaçëm, i cili do të jetë në kontakt me autoritetet e Shqipërisë dhe sipas nevojës do të dërgohen ndihma.

Gjatë ditës së sotme dhe të nesërme (27 dhe 28 nëntor), në objektin e Njësisë së zjarrfikëseve dhe në Pallatin e Kulturës në Gostivar, është duke u realizuar aksion për grumbullimin e ndihmave materiale.

Në shenjë ngushëllimi me tragjedinë e cila ndodhi si shkak i fatkeqësisë, flamujt në Gostivar, janë lëshuar në gjysmë shtizë. Ndërkohë, pushteti lokal i anuloi të gjitha ngjarjet me rastin e Ditës së Flamurit Kombëtar dhe festave tjera gjatë dy ditëve të ardhshme.

Përndryshe, me qindra tërmete me epiqendër në Shqipëri, kanë shkaktuar viktima në njerëz në Shqipëri. Më i fuqishëm ka qenë ai i orës 4 të mëngjesit së 26 nëntorit, me lartësi prej 6.4 ballë, i cili ka zgjatur 30 sekonda dhe ka qenë i thellë deri në 40 kilometra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button