Profesori Artan Fuga e vlerësoi me “qytetet që na zënë brenda” Shqipërinë pas tërmeteve

Qytetet me ndërtesa të rrënuara nga seria e tërmeteve që filluan më 26 nëntor të 2019-s në Shqipëri, profesori universitar, Artan Fuga i ka cilësuar si “Qytetet që na zënë brenda”, përcjell Portalb.mk.

“Qytetet që na zënë brenda. Besoj se edhe qurravecë janë tani me shqetësimin tim tridhjetëvjeçar se po ndërtojmë qytete qe do te n’a zënë brenda. Sepse pashë një deputete që nxirrte lot krokodili për tragjedinë që po kalon vendi. Ka dekada që censuron pikërisht ajo çdo përpjekje shkencore që kërkon të n’a ndaloje të shkojmë me budallallëk me kokë te muri. Qeshim si të dehur kur n’a venë punët mbroth, qurravitemi kur na zë brenda e keqja. Flukse piramidale demografike për t’u vendosur kombëtarisht në zona kënetore dhe moçalishte. Qytete që na zënë brenda. Të varrosim me dhimbje të vdekurit për të cilët jemi ngapak të gjithë fajtorë dhe pastaj t’i thërrasim mendjes. Kush është i çmendur tani o deputete, ti apo unë? Kujton se harrohet çfarë ke bërë?”, shkroi Fuga.

Përndryshe, me qindra tërmete me epiqendër në Shqipëri, kanë shkaktuar viktima në njerëz në Shqipëri. Më i fuqishëm ka qenë ai i orës 4 të mëngjesit së 26 nëntorit, me lartësi prej 6.4 ballë, i cili ka zgjatur 30 sekonda dhe ka qenë i thellë deri në 40 kilometra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button