Fatime Fetai tha se bonuset e tyre nuk i tejkalojnë as shpenzimet rrugore të disa deputetëve

Në lidhje me bonuset që i morën prokurorët e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), prokurorja Fatime Fetai ka këshilluar mediat që të hulumtojnë “se sa janë të ardhurat e prokurorëve specialë në shtetet e rajonit”, ndërkaq vlerësoi se bonuset e tyre nuk janë as sa të ardhurat nga shpenzimet rrugore të disa deputetëve, njofton Portalb.mk.

“Në lidhje me atë, se a kanë bazë apo janë të pabaza bonuset, mund të hulumtoni se sa janë të ardhurat e prokurorëve specialë në shtetet e rajonit dhe do të shihni se ato nuk dallojnë shumë nga ato të ardhura që i kemi pasur si prokurorë specialë. Lartësia e bonuseve u caktua në bazë të lartësisë së pagës së një prokurori publik, dhe arrinte vlerën deri 22 mijë euro në vit, që nuk është shumë larg të ardhurave që i pranojnë për shpenzime rrugore disa deputetë”, tha Fetai.

Kjo deklaratë e Fetait vjen ngaqë nga të dhënat e publikuara në platformën “E-financa”, u pa se vetëm ish kryeprokurorja speciale, Katica Janeva, gjatë kohës së mandatit të saj ka marrë gjithsej 157.000 euro në formë të bonuseve.

Pas kësaj, hetuesit nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion hynë në Prokurorinë Speciale për të përcaktuar nëse pagesat shtesë jashtë pagave kanë qenë të ligjshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button