fbpx

Kryqi Kuq i dorëzoi ndihmat e para në Shqipëri, mobilizohen edhe parlamentet studentore të RMV-së

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut dje ka dërguar ndihmën e parë humanitare në të mira materiale në vlerë prej 20.000 euro, si dhe 10.000 euro të holla dhe ajo tanimë ka mbërritur në orët e hershme të mëngjesit në qytetin e Durrësit. Nga ana tjetër, edhe Parlamenetet Studentore kanë organizuar aksione për grumbullim të ndihmave, njofton Portalb.mk.

Ata njoftojnë se bashkë me ndihmën humanitare kanë mbërritur edhe ekipet e reagimit në katastrofa të Kryqit të Kuq të RMV-së për të ndihmuar dhe mbështetur Kryqin e Kuq të Shqipërisë në përballimin e pasojave të tërmetit.

“Kryqi i Kuq vazhdon të ndjekë dhe realizojë aktivitetet dhe të informojë të gjithë qytetarët dhe kompanitë e interesuara se zyrat e Organizatave Komunale të Kryqit të Kuq në të gjithë vendin janë të hapura për bashkëpunim në periudhën nga ora 08 deri në ora 16”, thuhet në kumtesën e Kryqit të Kuq.

Shoqata Nacionale konsideron se duhet të kemi bashkëpunim të koordinuar për t’iu përgjigjur nevojave dhe prioriteteve të qytetarëve të Durrësit.

Njëherësh, njoftojnë nga Kryqi i Kuq se në dispozicion janë gjithashtu numrat e telefonit për dhurime për përdoruesit  e Telekomit të Maqedonisë 143 400 dhe për përdoruesit e A1 Maqedonia 143 400 ku me një telefonatë nga çdo operator mund të dhuroni 100 denarë.

Personat dhe kompanitë e interesuara mund të dhurojnë gjithashtu përmes llogarisë së Fondit të Solidaritetit 300000001327966.

Qytetarët e vendeve të tjera mund të dhurojnë përmes:

NAME OF THE ORGANIZATION: RED CROSS OF THE REPUBLIC OF NORTH MACEDONIA
BANK NAME: KOMERCIJALNA BANKA AD SKOPJE
BANK ADDRESS: UL. ORCE NIKOLOV NO.3, 1000 SKOPJE, NORTH MACEDONIA
BANK ACCOUNT: 300000000000133 25730522-11
SWIFT CODE: KOBSMK2X
IBAN CODE: MK07300701000001228

Janë mobilizuar edhe parlamentet studentore

Nga ana tjetër edhe Parlamenti Studentor i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) dhe ai i Universitetit të Tetovës kanë organizuar aksione për grumbullim të mjeteve për personat e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

“Me moton “Së bashku”, Parlamenti Studentor i Universitetit të Tetovës, pas tërmetit vdekjeprurës në Shqipëri, ka ndërmarrë një aksion për grumbullimin e mjeteve financiare për familjet që pësuan nga kjo fatkeqësi natyrore me pasoja të rënda në njerëz dhe dëme të pallogaritshme materiale”, njoftojnë nga UT.

  • Aksioni ka filluar sot dhe i njëjti realizohet  në selinë qendrore të Universitetit të Tetovës, në Rektorat, Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë, Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore dhe në sheshin “Iliria” të qytetit të Tetovës.

Edhe në UEJL është organizuar një aksion për grumbullim të mjeteve.

“Parlamenti Studentor në bashkëpunim me Universitetin e Evropës Juglindore për të ndihmuar në tejkalimin e gjendjes së krijuar pas tërmetit në Durrës të Shqipërisë, të mërkurën dhe të enjten (27 dhe 28 nëntor 2019), organizon aksion për grumbullimin vullnetar të ndihmave”, njoftojnë nga UEJL.

  • Pika e grumbullimit do të jetë e vendosur në qendrën e Kampusit (para bufesë “University Lounge”).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button