“E-shoqëri”: Transparenca, nuk është prioritet i pushteteve në Ballkanin Perëndimor

Pushtetet e Ballkanit Perëndimor nuk e kanë prioritet transparencën. Ky ishte njëri ndër konkluzionet e panel diskutimit në konferencën e Metamorfozis “E-shoqëri” – “4 vjet lobim për institucione të hapura dhe llogaridhënie”, me rastin e ngjarjes përfundimtare të projektit katër vjeçar ACTION SEE, në të cilin 7 organizata nga Ballkani Perëndimor dhe Mbretëria e Bashkuar i bashkuan përpjekjet e tyre për të promovuar dhe siguruar përgjegjshmëri dhe transparencë të autoriteteve në rajonin e Evropës Juglindore, njofton Portalb.mk.

Përfaqësuesit e organizatave joqeveritare të Ballkanit Perëndimor, në Shkup i kanë ndarë përvojat e tyre gjatë hulumtimit të tyre katërvjeçar për matjen e hapjes së institucioneve të pushtetit ekzekutiv, lokal, legjislativ dhe gjyqësor.

“Gjatë tre viteve e kemi matur nivelin e hapjes në pushtete të ndryshme të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Qëllimi kryesor ishte që ta përmirësojmë gjendjen dhe do të përmirësohej hapja. Çdo shtet ka gjendje specifike, ku mund të zhvillohet hapja, por ekziston hapësirë për veprim të përbashkët në nivel të përbashkët. Mirë e kemi shfrytëzuar këtë mundësi. E pamë që ky problem nuk është prioritet i pushteteve në rajon dhe kryesisht nuk ka vullnet të mjaftueshëm për t’u përkrahur”, Milena Gvozdenoviq nga Qendra për Tranzicion Demokratik (Mali i Zi), e cila shtoi se në të gjitha shtetet e rajonit ka problem deri te qasja deri te informatat, mungesa e transparencës, pushteti nuk është mjaft transparencë dhe online-komuniki është larg standardit.

Aldo Merkoçi nga Lëvizja MJAFT! (Shqipëri), tha se kur u kërkohet institucioneve që të bashkëpunojnë në projekt për transparencë, u duke sikur t’u kërkohet të japin diçka nga xhepi i tyre.

“Mësuam diçka nga ky proces dhe mendoj që ia vlen të ndahet. Të gjithë i dimë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Mentaliteti i punës në qeveritë e Ballkanit Perëndimor, kur t’u theni hapje, këto e shohin si diçka që japin si fuqi prej vetes, apo si të japin diçka nga xhepi i tyre. Ka nevojë që të afrohen qytetarët deri te qeveria që të shohin se pse është i rëndësishëm ky proces. Kur për herë të parë filluam nuk ishim të sigurt, debatuam mes veti për indikatorët, por pas 3 viteve, duke e trajnuar metodologjinë e njëjtë me të vërtetë ndihmoi pas 1 viti, pasi që në vitin e ardhshëm, nëse i trokisni në derë më e dinë”, tha Merkoçi.

Nga ana tjetër, Blerina Ramaj, nga Open Data Kosovë, tha se suksesi më i madh i këtij projekti ka qenë që kanë arritur të bashkëpunojnë 6 shtete për 4 vit.

“Këtë metodologji që e kemi zhvilluar matë problem specifike. Në vitet e ardhshme na ka ndihmuar që të punojmë bashkë me institucionet. Me rezultatet që i kemi marrë nga matjet kem indikuar që të ndikojmë në marrjen e vendimeve. Duke punuar në rajon dhe në shtete përkatëse, gjithashtu i kemi përfshirë edhe organizatat lokale. Kemi pasur shumë takime, programe për ndërtimin e kapaciteteve që ata të munden ta zhvillojnë konceptim e transparencës. Nga matjet që i kemi pasur, disa institucione nuk kanë pasur asnjëherë trajnime për konflikt të interesit, apo transparencë. Mendoj që suksesi më i rëndësishëm që këto 6 shtete arritën bashkë të punojnë për 4 vite, duke e pasur parasysh se prej nga vjen. Kemi arritur që në tavolinë të sjellim edhe funksionarë publik. Kemi punuar në shtete të ndryshme dhe ka qenë e rëndë të menaxhohet”, tha Ramaj.

Nikoqirja, Milla Josifovska nga Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), në fund tha se mbetet krijimi dhe mirëmbajtja e sinergjisë dhe më shumë komunikim që të ndërtojnë rrugë më të mirë për sundimin e të drejtës dhe rritjen e transparencës së institucioneve.

Në konferencën e sotme gjithashtu është mbajtur edhe sesioni tjetër me temë mbi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për promovimin e qeverisjes lirë në të cilin kanë folur panelistët, Albert Hani, Shef i zyrës lokale të RICO-s në Shkup, Emil Atanasov, Përfaqësuesi rajonal për Ballkanin Perëndimor, Fondacioni Westminster për Demokraci dhe Dafina Bekiri, West Balkan Found.

Ndryshe, konferenca është ngjarje përfundimtare e projektit katër vjeçar ACTION SEE (Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore), në të cilin 7 organizata nga Ballkani Perëndimor dhe Mbretëria e Bashkuar i bashkuan përpjekjet e tyre për të promovuar dhe siguruar përgjegjshmëri dhe transparencë të autoriteteve në rajonin e Evropës Juglindore. Qëllimi kryesor i projektit është rritja e përfshirjes së shoqërisë civile dhe organizatave mediatike në proceset e vendimmarrjes dhe krijimit të opinionit publik dhe hartimit të politikave, si dhe ngritja e kapaciteteve të shoqërive civile për të zgjidhur probleme të ndjeshme. Pritet që në konferencë të marrin pjesë rreth 150 përfaqësues të institucioneve të Ballkanit Perëndimor, shoqërisë civile dhe organizatave mediatike, si dhe individë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Gjatë Konferencës janë mbajtur edhe disa sesione ku partnerët rajonalë të projektit ACTION SEE i kanë prezantuar rezultatet e përpjekjeve katërvjeçare për ta rritur shkallën e hapjes dhe të llogaridhënies së institucioneve, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për avancimin e qeverisjes së mirë.

Konferenca vazhdon edhe nesër, agjendën mund ta shikoni më poshtë.

Agjenda për ditën e fundit 28.11.2019

 9:30 – 10:00 Regjistrimi i pjesëmarrësve
10:00 – 11:00 Prezantimi i Strategjisë për Transparencë të Qeverisë 2020-2021 – Maqedonia e Veriut

  • Lidija Cvetanoviq, Kabineti i ministrit pa portofol ,përgjegjës për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski
  • Dançe Danillovska Bajdevska, Fondacioni Shoqëria e Hapur Maqedoni
  • Qëndresa Sulejmani, Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – Metamorfozis
  • Oliver Serafimovski, Komisioni për Qasje të Lirë në Informatat me Karakter Publik

Moderatore: Qëndresa Sulejmani

11:00 – 12:00 Mediat dhe qeverisja e mirë (Lufta kundër dezinformatave)

  • Sead Xhigall, Universiteti Ndërkombëtar i Ballkanit
  • Vlladimir Petreski, Vërtetmatësi
  • Marjan Zabërçanec, Këshilltar special për marrëdhëniet me publikun i kryeministrit Zoran Zaev

Moderator: Goran Rizaov

12:00 – 12:30 Pauzë për kafe
12:30 – 13:30 Vetëqeverisja lokale – Si të përmirësohet hapja institucionale në nivelin lokal?

  • Suzana Taseva, Komuna e Strumicës
  • Gresa Deda, Komuna e Prishtinës
  • Emil Angellov, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP)
  • Dushica Perishiq, Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut – BNJVL

Moderatore:  Danira Karoviq

13:30 – 14:30 Punëtori paralele
Punëtoria 1:

Të dhënat e hapura – Qëllimi i tyre në promovimin e transparencës

Moderatore: Blerina Ramaj, Open Data Kosovo (Kosovë)

Punëtoria 2:

Si ndikojnë rrjetet sociale në transparencën e institucioneve

 

Moderator: Ilija Zhupanoski (Sektori për Media Sociale dhe Transparencë Digjitale,

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

14:30 – 15:00 Përfundime nga punëtoritë

Blerina Ramaj, Open Data Kosovo (Kosovë)

Ilija Zhupanoski (Sektori për Media Sociale dhe Transparencë Digjitale,

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

15:00 – 15:15 Mbyllja e konferencës                                                                          Moderator: Bardhyl Jashari
15:15 – 16:00 Koktej

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button