Cili është dallimi mes ftohjes dhe gripit, si të trajtohen?

Pothuajse gjysma e popullsisë në botë preket nga këto sëmundje të paktën një herë në vit. Infeksionet virale lokalizohen kryesisht në zonën e hundës, sinuseve dhe fytit si pjesë fillestare e sistemit respirator që është në kontakt të drejtpërdrejtë me mjedisin e jashtëm, njofton Panacea.

Pothuajse gjysma e popullsisë në botë preket nga këto sëmundje të paktën një herë në vit. Infeksionet virale lokalizohen kryesisht në zonën e hundës, sinuseve dhe fytit si pjesë fillestare e sistemit respirator që është në kontakt të drejtpërdrejtë me mjedisin e jashtëm. Ato janë karakteristike për periudhën vjeshtë-dimër të vitit, ndërsa për shfaqjen e tyre rol të rëndësishëm luajnë kushtet atmosferike, ndotja e ajrit, tubime të shpeshta të njerëzve, zvogëlimi i ajrosjes së hapësirave të brendshëm etj. Viruset transmetohen midis njerëzve përmes pikave dhe përmes kontaktit të ngushtë personal.

CILI ËSHTË DALLIMI MIDIS FTOHJES DHE GRIPIT?

Dallimi kryesor midis ftohjes “së zakonshme” dhe gripit janë shkaktarët.

Shkaktarët e ftohjes së zakonshme përfaqësohen nga mbi 200 serotipe të viruseve, me patogjenitet të ulët ose virulencë, nga të cilët më të zakonshëm janë rinoviruset që ndiqen nga koronaviruset, viruset e parainfluenzës dhe adenoviruset. Gripi, nga ana tjetër, shkaktohet nga viruset e gripit të tipit A, tipit B dhe më rallë tipit C, të cilët janë me shkallë të lartë patogjene. Ajo që paraqet sfidë në sektorin e shëndetësisë në të gjithë botën është nevoja për të përpunuar vaksina të reja antigjene virale çdo vit, për shkak të aftësisë së lartë për të mutuar virusin e gripit.

Fotografia klinike e ftohjes së zakonshme dhe gripit është e ngjashme por dallon në varësi të intezitetit ose ashpërsinë, si dhe në kohëzgjatjen e sëmundjes. Simptomat e ftohjes shfaqen një deri në dy ditë pas kontaktit me virusin, sipas intensitetit janë të lehta (të dobëta) në formën e kokëdhimbjeve, ethe, obstruksion i hundës, sekrecioni nazal dhe postnazal me sekretim të qartë, teshtitje në kohëzgjatje prej 5-7 ditë.

Nëse simptomat zgjasin për më shumë se dy javë dhe nuk trajtohen siç duhet, mund të shfaqen komplikime në formën e sinusitit akut, otitit akut media, bronkitit akut dhe pneumonisë.

Gripi nuk është “ftohje e zakonshme”, por sëmundje serioze infektive, me simptoma që zhvillohen papritmas, vetëm pas disa orëve nga kontakti me virusin, janë intensive dhe shoqërohen nga ethet, temperatura e lartë (lartë (mbi 38 gradë), kokëdhimbje, dhimbje të muskujve dhe nyjeve, rraskapitja që “i lidh” pacientët për shtratin. Të gjitha këto ndryshime mbizotërojnë mbi simptomat e frymëmarrjes: sekretimin nazal, teshtitjen, dhimbjet e fytit me limfadenitis rajonal, teshtitje dhe kollë.

Rreziku kryesor te gripi është mundësia e shfaqjes së komplikimeve nga të cilat më e zakonshme dhe më e rrezikshme është pneumonia virale, mirëpo nëse trajtimi është i papërshtatshëm mund të ketë edhe rezultat fatal.

Rinosinusiti akut mund të shkaktohet nga agjentët viralë, domethënë, të zhvillohet në kuadër të ftohjes dhe gripit, ose nga etiologjia bakteriale si ndërlikim i një infeksioni viral. Në simptomatologjinë mbizotëron obstruksioni nazal, sekrecioni nazal, dhimbje të fytyrës dhe presion, dhe ndjesi të ulur për të nuhatur.

Individët me imunitet të dobët (për shkak të moshës, sëmundjeve kronike, gravitetit, etj.) janë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve të sipërme të frymëmarrjes.

TRAJTIMI I INFEKSIONEVE VIRALE TË TRAKTIT TË SIPËRM RESPIRATOR

Qëllimi i terapisë është të zvogëlojë simptomat, domethënë të përmirësojë pamjen klinike, derisa të kurohet plotësisht sëmundja.

Për trajtimin efektiv të obstruksionit të hundës dhe sekrecionit të hundës është i nevojshëm përdorimi i medikamenteve dekongjestionuese.

 

Një numër i botimeve shkencore kanë demonstruar efikasitetin e lartë të Pseudoephedrin-it me efekt të fortë vazokonstrikues në enët e vogla të gjakut në mukozën e hundës, duke lejuar rënie të shpejtë të mukozës së ënjtur të hundës, zhbllokimin e zgavrës së hundës dhe vendosjen e kalimit normal të hundës.

Ibuprofeni bën pjesë në gupin e ilaçeve anti-inflamatore jo-steroide. Është efektiv në uljen e temperaturës së lartë, lehtësimin e dhimbjes dhe zvogëlimin e përgjigjes inflamatore. Vepron shpejt, në më pak se një orë pas administrimit.

Kombinimi i Pseudoefedrinit dhe Ibuprofenit ka rezultuar i suksesshëm në trajtimin efektiv të ftohjes, gripit dhe rinosinusitit akut.

E rëndësishme është që të theksohet se ky kombinim mund të përdoret edhe nëse virusit i është mbivendosur infeksioni bakterial. Por në ato raste, është e nevojshme të vizitoni mjekun specialist për hetime të mëtejshme diagnostikuese dhe caktimi i terapisë së përshtatshme me antibiotikë.

Marrja optimale e vitaminave, pushimi dhe marrja adekuate e lëngjeve janë thelbësore për shërimin e shpejtë dhe efektiv të subjekteve të lartpërmendura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button