Sizmologu finlandez: Tërmetet nuk mund të parashikohen

Tërmetet nuk mund ta parashikohen, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë sizmologu finlandez, Toni Veikkolainen. Ai thotë se Shqipëria – e cila ka përjetuar një tërmet shkatërrues të martën – është shumë pranë kufirit të pllakave tektonike, andaj është zonë e prirë për tërmete. Sizmologu nga Universiteti i Helsinkit tregon se cilat rajone të tjera në Evropë janë po ashtu në rrezik nga dridhjet e tokës, njofton REL.

“Është një zonë shumë e prirë ndaj tërmeteve. Më 21 shtator të këtij viti ka pasur po ashtu tërmet atje. Nuk ka qenë i fuqishëm si ky, nuk ka pasur të vdekur, por ka pasur mbi 100 njerëz të plagosur. Në këtë zonë ka pasur shumë tërmete historike, sepse është shumë pranë kufirit të pllakave (tektonike) midis Euroazisë dhe Adriatikut”, ka thënë Veikkolainen.

Ai ka thënë se tërmetet nuk mund të parashikohen. Për zonat vullkanike ekzistojnë disa pajisje që i masin gazrat vullkanikë, sqaron ai, por shumë pak mund të bëhet për parashikimin e tërmeteve. Kur një tërmet ndodh, mund të ndërmerren disa masa për të parandaluar dëmet e mëtejshme nga dridhjet që pasojnë.

Sipas tij, vendet në jug të Ballkanit, si: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Greqia dhe pastaj, sigurisht, Turqia në lindje. Italia është po ashtu.

“Me siguri që e kujtoni tërmetin në L’Akuilla të Italisë (në vitin 2009), që e ka shkatërruar gjithë qytetin. Në rrezik janë edhe Spanja dhe Portugalia. Evropa Qendrore dhe Veriore janë më stabile në aspektin sizmologjik. Atje nuk ka shumë aktivitet”, thekson ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button