Hiqet taksa në “Rrugën e Kombit” për ofruesit e ndihmave

Derisa të kalojë koha emergjente pas tërmetit të djeshëm nuk do të paguhet taksa në “Rrugën e Kombit”. Kështu ka njoftuar “Albanian Highway Concession”, kompania e cila bën grumbullimin e taksës në rrugën e cila lidhë Kosovën dhe Shqipërinë, njofton Kallxo.com.

“Ju informojmë se shoqëria koncesionare e autostradës Milot – Morine (Rruga e Kombit), duke filluar që nga dita e djeshme datë 26.11.2019 ka lejuar kalimin pa pagesë të të gjithë makinave (individë, shoqata, institucione të Kosovës, Shqipërisë, etj), të cilët janë solidarizuar apo që kanë sjellë ndihma për të prekurit nga tërmeti. Këto grup personash do të lejohen të kalojnë pa pagesë deri në përfundim të situatës emergjente”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button