Vazhdojnë gërmimet për varrezë të dyshuar masive në Prishtinë

Autoritetet përgjegjëse po i vazhdojnë gërmimet, për të dytën ditë me radhë, për një varrezë të dyshuar masive me mbetjet mortore të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, njofton REL.

Gërmimet në kompleksin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në kryeqytet kanë nisur të martën, nga Policia e Kosovës – njësia për krime lufte – bashkë me Prokurorinë dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ato kanë nisur pas marrjes së informacioneve nga disa qytetarë se në atë lokacion mund të ketë varrezë masive nga periudha e luftës së vitit 1999 në Kosovë.

Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur, tha se gërmimet kanë nisur në kohë edhe në ditën e dytë.

“Është edhe një pjesë e lokacionit… Gërmimet kanë filluar në kohën e planifikuar dhe të paraparë”, tha Gara

Nga lufta e fundit në Kosovë ende mbeten të zhdukur edhe rreth 1,600 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button