Seria e tërmeteve në Shqipëri, numri i viktimave arriti në 30-të

Edhe një ditë pas tërmetit, populli shqiptar u ngrit me lajme të trishta, ngaqë në Shqipëri ka vazhduar të rritet numri i viktimave, i të lënduarve dhe tërmeteve, njofton Portalb.mk.

Shkon në 30 numri i viktimave nga tërmeti.

Në rrënojat e pallatit 6 katësh te Kryqi i Kuq në Durrës janë nxjerrë trupat e pajetë të nënë e bir, Dolora dhe Klaus Reçi.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në një komunikim për mediat gjatë pasdites, të cilit ju referua si më i vështiri në karrierën e saj, bëri publike emrat e 28 viktimave nga tërmeti 6.4 ballë i së martës.

Në Durrës kanë humbur jetën:
1-Amelia Lala, 8 vjeç
2-Esiela Karanxha, 8 vjeç
3-Bajram Hajdarmetaj, 54 vjeç
4-Sadik Qato, 85 vjeç
5-Isah Abazi, 29 vjeç
6-Flatar Zenelaj, 64 vjeç
7-Eviola Broshka, 28 vjeç
8-Kristi Reçi, 24 vjeç
9-Sehadete Lala, 79 vjeç
10-Djena Karanxha
11-Eduart Reçi
12-Shemsedin Abazi

Në Krujë:
1.Ariela Lala 4 vjeç
2.Bukurije Leka
3.Erisa Cara
4.Fatmira Cuka 44 vjeç
5.Selvie Lala 77 vjeç
6.Saimir Greku
7.Kristjan Preçi 26 vjeç
8.Sardi Cuka 18 vjeç
9.Hajrie Vata 65 vjeç
10.Klevis Çupi (Aliu)  34 vjeç
11.Drita Cakoni    58 Vjeç
12.Pëllumb Greku 57 Vjeç
13.Çelike Grupieku  57 Vjeç
14.Hajredin Çupi, 66 Vjeç
15.Kastriot Cakoni

Ndërsa në Lezhë:
Marjan Preçi 25 vjec –  u dëmtua nga tërmeti dhe automjeti që po e dërgonte në spital ka dalë nga rruga. Për pasojë Marjan Preci ka humbur jetën.

Në Shqipëri edhe sot ndjeu tërmet të fuqishëm prej 5.3 ballësh me epiqendër në Adriatik.

Forca të shumta të shpëtimit dhe kërkimit, si nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Franca, Italia, Turqia, Greqia, Mali i Zi dhe Serbia, kanë qenë aktiv gjatë tërë kohës, e kurse Kroacia dhe Zvicra ka dërguar edhe ekipin e qenve, të cilët synojnë të ndihmojnë në operacionet e kërkimit dhe shpëtimit.

Në Durrës dhe Tiranë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, derisa në tërë territorin e Shqipërisë dhe të Kosovës, është zi kombëtare.

Tragjedia që bashkoi humanizmin

Situata kaotike në Shqipëri, ka mobilizuar trojet shqiptare dhe më gjerë, të cilat me donacione në formë onlajn dhe me grumbullime të veshmbathjeve dhe ushqimeve, kanë bashkuar forca, dhe që nga dje, me qindra automjete me ndihma kanë udhëtuar drejt Shqipërisë. Për të lehtësuar qarkullimin, është hequr edhe taksa rrugore në “Rrugën e Kombit” për ofruesit e ndihmave.

Ndihmat nga Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut
Ndihmat nga Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut

Tashmë kanë arritur edhe ndihmat e para nga Maqedonia e Veriut të grumbulluara nga Kryqi i Kuq, e ndërkaq janë mobilizuar edhe parlamentet studentore, komunat dhe institucionet kulturore për grumbullimin e mjeteve.

LEXO: Kryqi Kuq i dorëzoi ndihmat e para në Shqipëri, mobilizohen edhe parlamentet studentore të RMV-së
LEXO: Komuna e Gostivarit ndau 1,1 milionë denarë dhe dërgoi zjarrfikës e batanije në Shqipëri
LEXO: Qyteti i Shkupit ndau 3 milionë denarë për të ndihmuar Shqipërinë nga tërmetet

Ka rënë në sy ndihma e qytetit të Gjilanit, i cili humbi edhe dy bashkëvendës në tërmetin në Durrës.

Ndihma nga Gjilani

Ndërkohë, thuajse të gjitha shoqatat e bamirësisë dhe vetë ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme ka hapur xhirollogari.

Tërmeti prej 6.4 ballë, konsiderohet të jetë më i fuqishmi që pas vitit 1979 dhe i pesti në botë për këtë vit.

Tërmetet janë ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë, kurse nuk kanë munguar reagime nga krerët shtetërorë si nga Shqipëria por edhe jashtë saj, ndërkaq në media botërore kjo ngjarje ka zënë ballinën e tyre.

Pas Shqipërisë, tërmet i fuqishëm e ka goditur edhe Bosnje e Hercegovinën, në lartësi prej 5.4 ballë të shkallës së Rihterit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button