Gërmimet për varrezë masive në Prishtinë vazhdojnë të mërkurën

Autoritetet përgjegjëse në Kosovë i ndërprenë gërmimet për një varrezë të dyshuar masive me mbetjet mortore të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit.

Gërmimet në kompleksin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në kryeqytet nisën të martën, transmeton REL.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj, tha për Radion Evropa e Lirë se Policia e Kosovës – njësia për krime lufte – bashkë me Prokurorinë dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore, deri më tash, nuk kanë hasur në ndonjë mbetje mortore.

Ai bëri të ditur se gërmimet në këtë pjesë do të vazhdojnë të mërkurën.

Gërmimet atje vijnë pas marrjes së informacioneve nga disa qytetarë se në atë lokacion mund të ketë varrezë masive nga periudha e luftës së vitit 1999 në Kosovë.

Nga kjo luftë ende mbeten të zhdukur edhe rreth 1,600 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button