Carovska: Nga janari i vitit të ardhshëm pensionet do të rriten për 700 denarë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, sot u takua me pensionistët në Kërçovë për të diskutuar mbi rritjen e ardhshme të pensioneve dhe çështje të tjera aktuale, njofton Portalb.mk.

Ministrja ka njoftuar personalisht pensionistët se sistemi i pensioneve është i qëndrueshëm dhe pensionet janë rritur dhe do të vazhdojnë të rriten. Ajo gjithashtu i informoi ata për rritjen e ardhshme të pensioneve në janar 2020, ku pensionet do të rriten për 700 denarë për të gjithë pensionistët, e cila me rregullime shtesë deri në fund të vitit do të arrijë nga 860 deri në 900 denarë.

“Rritja e pensioneve është planifikuar me llogaritje të shëndosha dhe në kushte kur kemi stabilizim të sistemit të pensioneve, por edhe kur kemi rritje ekonomike në vend. Zgjidhja sistemike parashikon rritje shtesë të pensioneve që, përveç rritjes së PBB-së, të mund të rritet edhe nga rritja e pagave. Në vitet e rritjes së pagave minimale mbi 15%, dhe rritjes mesatare të pagave prej 5%, do të ketë një mundësi për të rritur pensionet me 5% “, tha Carovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button