Sizmologu i njohur grek: Rreziku më i madh nga tërmeti në Shqipëri kaloi

Sizmologu i njohur grek Akis Tselentis ka deklaruar në një prononcim për mediat në Athinë se nuk pritet tërmet më i fortë se ai që goditi vendin tonë, pasi rreziku më i madh kaloi.

“Tërmeti i Durrësit u ndje deri në Patra, jug të Greqisë. Epiqendra ishte në Adriatik. Tërmeti i parë ishte 6.4 kurse i dyti 5.8. Shtëpitë në Shqipërisë nuk janë si të Greqisë. Në Shqipëri nuk janë ndërtuar shtëpitë me standardet për të përballuar tërmetet. Si pasojë kemi kaq të plagosur dhe te vdekur. Nuk pritet të kemi më tërmet kaq të madh, mund të pasohet nga të vegjël. Tërmeti i Durrësit ishte qendror. Por ka rrezik që mund të ketë tërmete në Korçë sepse çarja e Durrësit ngatërrohet me atë të Korçës. Aty ku mbaron çarja e Durrësit fillon e Korçës”, tha ai.

Përndryshe, në orët e para të mëngjesit të sotëm, me dhjetëra tërmete, me epiqendër në Adriatik dhe Shqipëri, kanë shkaktuar viktima në njerëz në Shqipëri. Më i fuqishëm ka qenë ai i orës 4, me lartësi prej 6.4 ballë, i cili ka zgjatur 30 sekonda dhe ka qenë i thellë deri në 40 kilometra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button