RMV: Këto janë pikëgrumbullimet ku mund të dhurohet për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Pas serisë së tërmeteve në Shqipëri, aksione të ndryshme për grumbullim të ndihmave janë organizuar edhe në Maqedoninë e Veriut, në disa qytete: Shkup, Tetovë dhe Gostivar. Edhe Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut ofron mundësi për dhurim nëpërmjet telefonit, transmeton Portalb.mk.
Shkup
Shoqata “Amos Shelter” ka organizuar aktivitet për mbledhje të pakove ushqimore, veshmbathjeve, batanijeve e çdo gjë të nevojshme për t’u ndihmuar sadopak banorëve të prekur nga tërmeti.
Adresa ku qytetarët mund të dhurojnë është: Bulevardi Slovenia (Amos Shelter).
“Është iniciativë e shoqatës tonë “Amos Shelter” për t’u ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri. Grumbullimi bëhet te ne, ndërsa transportin e ka siguruar Komuna e Çairit”, njoftojnë nga Amos Shelter.
Për çdo informacion shtesë, mund të kontaktohen organizatorët, Rinisa ose Dardani në numrat e telefonit: 070782022 dhe 070268853.
Tetovë
Komuna e Tetovës ka organizuar aksion për grumbullimin e mjeteve të nevojshme për personat e prekur nga tërmeti i sotëm në Shqipëri, pika grumbulluese për ndihma është në hapësirat e Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë, ndihmat do të mund të dorëzohen deri nesër në ora 12:00, njofton Portalb.mk.
Qytetarët të cilët kanë mundësi do të mund të i dorëzojnë ndihmat e tyre në hapësirat e Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë e cila gjendet në rrugën industriale.
Për shkak të emergjencës, grumbullimi i ndihmave do të bëhet deri më datë 27.11.2019 (E Mërkurë) ora 12:00 ku më pas të njëjtat do të transportohen për në Shqipëri.
Gostivar
Edhe tifo grupi “Kastriotët” në Gostivar do të ndërmarrë aksion për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti. Veshmbathje, ushqime dhe çdo të mirë materiale është ndihmë e madhe për çdo njeri të prekur nga rasti tragjik.
Pika e grumbullimit është tek Pallati i Kulturës dhe aksioni fillon që sot, më datë 26 nëntor, nga ora 15:00. Ata njoftojnë se çdo vullnetar për aksionin e ndërmarrë është i mirëseardhur.
Kryqi i Kuq
Kryqi i Kuq i Maqedonisë ka ndarë nga rezervat e veta një ndihmë fillestare humanitare prej 10.00 euro. Gjithashtu ka ofruar numrat e telefonit nëpërmjet të cilëve qytetarët mund të dhurojnë.
“Publikojmë numrat e telefonit për donacione: 070 075 077 dhe 143 400, si llogarinë e Fondit të Solidaritetit 300000001327966 ku qytetarët e interesuar mund të paguajnë të holla”, njoftojnë nga Kryqi i Kuq.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, me dhjetëra tërmete, me epiqendër në Adriatik dhe Shqipëri, kanë shkaktuar 15 viktima në njerëz në Shqipëri. Më i fuqishëm ka qenë ai i orës 4, me lartësi prej 6.4 ballë, i cili ka zgjatur 30 sekonda dhe ka qenë i thellë deri në 40 kilometra.
- LEXO: Tërmeti i sotëm, më i forti në Shqipëri pas vitit 1979 dhe i pesti në botë për këtë vit
- LEXO: Tërmetet në Shqipëri, avionë emergjence janë nisur nga Italia, Greqia, Franca dhe Turqia në gatishmëri
- LEXO: Ministrja e Mbrojtjes: Gjendja është e rëndë, evitoni qëndrimet në objektet e dëmtuara
- LEXO: Edhe Maqedonia e Veriut e gatshme ta ndihmojë Shqipërinë për sanimin e dëmeve nga tërmetet
- LEXO: Ali Ahmeti: Me mendje, zemër, shpirt e lutje jam me vëllezërit dhe motrat në Shqipëri
- LEXO: Deri në 5 ballë është ndjerë tërmeti edhe në Maqedoninë e Veriut
- LEXO: Nuk ndalen tërmetet në Shqipëri, numri i viktimave ka arritur në shtatë
- LEXO: Tërmetet në Shqipëri, Komuna e Çairit ka ndarë 12.000 euro ndihmë financiare