Tërmetet në Shqipëri, Komuna e Çairit dhe e Tetovës kanë ndarë mjete financiare

Komuna e Tetovës dhe Komuna e Çairit kanë ndarë mjete për vendet e goditura nga tërmeti në Shqipëri. Komuna e Tetovës ka ndarë 25.000 euro kurse ajo e Çairit 12.000 euro, njofton Portalb.mk.

Të dy komunat kanë mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Çairit, e cila u thirr nga kryetari i Komunës, Visar Ganiu për të definuar ndihmën institucionale për vendet e goditura nga tërmeti i fuqishëm në Republikën e Shqipërisë, nga ana e të gjithë këshilltarëve të pranishëm njëzëri u miratua ky vendim:

Komuna e Çairit ndan 720 000 denarë (12 000 euro) ndihmë financiare për Republikën e Shqipërisë, gjegjësisht rajonin e prekur nga tërmeti.

Ai falënderoi këshilltarët që shumë shpejtë iu përgjigjën thirrjes dhe veç kësaj ndihme financiare, sot po mbledhim edhe materiale të nevojshme të cilat gjatë ditës së sotme do të nisen për në Durrës dhe rrethinën e saj, siç janë: batanije, medikamente, pako ushqimore, ujë, qumësht për foshnjet, mjete higjienike, pajisje dhe mjete për largimin e gërmadhave e tjera.

Nga ana tjetër, me vendim të këshillit komunal Komuna e Tetovës ka ndarë mjete në vlerë 25.000 euro për zonat e prekura nga tërmeti që kaploi bashkinë Durrës dhe vendbanimin Thumanë.

Mjetet financiare u siguruan me ridestinimin nga mjetet e parapara për zbukurimin e qytetit për festat e fundvitit dhe rezervat komunale. Dita e mërkurë dhe enjte shpallet ditë zije në Komunën e Tetovës.

Nga Komuna e Tetovës njoftojnë edhe se është formuar shtabi i krizës për sa i takon transportimit të ndihmave të grumbulluara për zonat e prekura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button