Një muaj është vonuar lëshimi i biletave për një drejtim në transportin publik në Shkup

NTP – Shkupi nuk ka ende informacion se kur do të fillojë përdorimi i biletave të reja të letrës në transportin publik. Futja e biletës së premtuar është vonuar tashmë për një muaj, së bashku me fillimin e aplikacionit të ri celular për transport publik dhe mundësinë që qytetarët të rimbushin kartën “Skopska”.

Nga NTP – Shkupi thanë për Meta.mk se përgatitjet dhe testimet e fundit po kryhen për të vënë në funksion përfitimet e reja që do të ofrohen për përdoruesit e transportit publik.

“Konsiderojmë se është e pakëndshme të “licitojmë” me periudhë kohore në vënien e shërbimeve të reja, gjegjësisht përfitimeve të reja”, potencojnë nga NTP-ja.

Sidoqoftë, në kontratën e nënshkruar, e cila është botuar në Sistemin Elektronik të Prokurimit Publik, thuhet se “Telekom Maqedoni” do të duhet të dorëzojë 300,000 bileta për një drejtim, në afat prej 120 ditësh, të zhvillojë aplikacionin për telefona të mençur, të kryejë dërgesë të 70 terminaleve të reja për kontrolle të linjave dhe dërgesë të 400 validatorë të ri për kartën “Skopska” për autobusët. Kontrata hyri në fuqi më 1 korrik të këtij viti, dhe afati i fundit për blerjen dhe dorëzimin e këtyre shërbimeve dhe pajisjeve është fundi i tetorit 2019.

Nga NTP – Shkup thonë se deri më tani janë instaluar 50 validatorë në autobusët e Shkupit, ndërsa pajisje të tjera shtesë do të instalohen në periudhën e ardhshme. Kontrata e lidhur me “Telekom Maqedoni” për realizimin e të gjitha detyrimeve është me vlerë mbi 2.2 milion euro.

Vendosja në përdorim e përfitimeve të reja të transportit publik do t’u mundësojë qytetarëve të blejnë biletat e transportit publik në vetë autobusët, me të cilat do të përfitojnë kryesisht vizitorët e Shkupit dhe ata që rrallë përdorin transportin publik. Qytetarët që përdorin kartën “Skopsko” në të ardhmen gjithashtu do të kenë qasje në llogarinë e kartelave dhe nuk do të duhet të shkojnë te mbajtësit e biletave të NTP-së për të mbushur kartën me biletë udhëtimi.

Validatorët shtesë në autobusë do të duhet të shpejtojnë hyrjen dhe daljen e pasagjerëve në ndalesa, ndërsa me aplikacionin e ri celular qytetarët do të informohen për orarin dhe kohën e mbërritjes së autobusëve në ndalesa.

Në përgjithësi, të gjitha këto përfitime për qytetarët duhet ta bëjnë më tërheqës përdorimin e transportit publik në Shkup dhe të ndalojnë trendin aktual të rënies së numrave të udhëtarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button