Qytetarët e RMV-së mund të shohin se si shpenzohen paratë e tyre

Premtimi i LSDM-së se në faqen e internetit të Ministrisë për Financa qytetarët do të mund të ndjekin gjendjen e arkës shtetërore dhe transaksionet e shfrytëzuesve të buxhetit, dhënë gjatë kohë së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare (dhjetor 2016), është realizuar, shkruan Vërtetëmatësi

Premtimi i përmendur u socialdemokratëve është theksuar në programin e tyre zgjedhor: Plani për jetë në Maqedoni, ku përmendet në dy vende. Së pari, është theksuar në fillim të programit në kapitullin: “Do të ketë kontroll mbi qeverinë dhe drejtësi për të gjithë!” (Faqe 8), dhe më pas përmendet edhe në faqet 231 në pjesën “Kontrolli i parë  i Qeverisë”, ku, mes tjerash, thuhet:

Në afat prej një viti, Maqedonia do të kalojë më lartë në grupin e vendeve në indeks-listën e Buxhetit të hapur. Kjo do të thotë se qytetarët do të mund me të vërtetë të ndjekin atë dhe kur shpenzohen paratë e tyre.

Me 20 nëntor (2019) në konferencën për shtyp të Qeverisë u promovua portali “Financa të hapura”, që përmban të dhëna financiare mbi dymbëdhjetë e gjysmë milion transaksione.

Kryeministri Zoran Zaev në promovimin e ueb-platformës Financa të hapura tha se në Maqedoni përfundimisht do të hapet trezori shtetëror në Ministrinë e Financave dhe për qytetarët janë të vendosura të gjithë transaksionet financiare të të shkuarës dhe të së ardhmes.

Sistemin elektronik të trezorit e lidhëm me ueb-platformën të cilën e quajtëm Financa të hapura, në të cilën mund të gjenden transaksione të mjeteve buxhetore të institucioneve shtetërore nga vitit 2010 e këtej, dhe të njëjta do të rinovohen dhe të publikohen çdo 15 ditë. Para syve të opinionit do të vendosim të dhëna financiare për mbi 12,5 milion transaksione. Prej sot e tutje çdo herë kur ndonjë pagesë nga ministria, nga agjencitë ose shteti, transaksionet në kohë rekord do jenë të qasshme publikisht. Hapja e trezorit dhe të gjithë të dhënat në të, është një prej masave më të mëdha në drejtim uljes së korrupsionit dhe parregullsive në punën e institucioneve shtetërore si dhe shpenzimin e parave të qytetarëve, tha Zaev. 

Kryeministri shtoi se përmes kësaj platforme mund të ndiqen nëse institucionet transferojnë para në operator të njëjtë ekonomi ose persona të njëjtë fizik. Në këtë mënyrë do të korrigjohet puna e institucioneve dhe barrikadave për korrupsion dhe paligjshmëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button