Hetuesit e Vilma Ruskoskës kanë kontrolluar dokumentet në PSP për pagesat e njoftuara publikisht

Hetuesit nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion hynë sot në Prokurorinë Speciale për të kontrolluar dokumentacionin e pagesave për punonjësit lokalë, të publikuar në bazën e të dhënave qeveritare “Financat e Hapura”, njofton Sdk. Hetimi financiar është për të përcaktuar nëse pagesat shtesë jashtë pagave kanë qenë të ligjshme.

Sipas të dhënave nga “Financa të hapura”, ish Prokurorja Speciale Katica Janeva, tani nën arrest shtëpiak për rastin “Reket”, mori gjithsej 157,000 euro mjete tjera, jashtë pagës së saj të rregullt.

Ndryshe, në rastin “Reket, të akuzuar janë Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13, ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva dhe Zoran Milevski i njohur me nofkën Zoki Kiçeec. Boki 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit tëjashtëligjshëm”.
Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Në rastin “Reket” të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” me kryetar Boki 13, deputetja e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Frosina Remenski, babai i Boki 13 – Mile Jovanovski, nënpresidentja e Lidhjes NdërkombëtareJasna MandiqKristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button