Kanë nisur gërmimet në kampusin e UP-së

Policia e Kosovës, njësia për krime lufte, në bashkëpunim me prokurorinë dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore, kanë nisur të martën gërmimet lidhur me dyshimet për mbetje mortore në një lokacion në Prishtinë, konkretisht në kompleksin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, njofton REL.

Gërmimet kanë nisur pas marrjes së informacioneve nga disa qytetarët se në atë lokacion mund të ketë varrezë nga periudha e luftës së vitit 1999.

Arsim Gërxhaliu, drejtor i Instituti të Mjekësisë Ligjore dhe anëtar i Grupit dialogues të Kosovës për persona të zhdukur me Serbinë, tha për Radion Evropa e Lirë, se bazuar nga informacionet marra është vendosur të nisin gërmimet dhe pritet të shihet se çka do të rezultojë pas tyre.

Kjo nuk është hera e parë që gërmohet në lokacionin e kampusit të Universiteti në Prishtinë.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, thotë se gjatë këtij viti do të bëhen gërmime edhe në disa lokacione të tjera, duke përfshirë edhe veriun e Mitrovicës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button