Tërmeti i sotëm, më i forti në Shqipëri pas vitit 1979 dhe i pesti në botë për këtë vit

Tërmeti prej 6.3 ballë, është më i forti që e ka goditur Shqipërinë që pas vitit 1979 dhe i pesti në botë për këtë vit, transmeton Portalb.mk.

Për këtë vit, ai është tërmeti më i fuqishëm që e ka goditur kontinentin e vjetër, Evropën.

“Ky tërmet është i fortë, por nuk është më i fortë se sa tërmeti i vitit 1979 i cili ka qenë në magnitudë prej 6.94”, tha sizmologu Rexhep Koçi për televizionin “Ora News”.

Ai deklaroi se ky tërmet ka zgjatur 30 sekonda, e kurse ishte i thellë deri në 40 kilometra.

Është një tërmet që vie dy maj pas tërmeteve të shtatorit të këtij viti në Shqipëri.

I ka deklaruar se ky tërmet është paraprirë me 4 tërmete, në lartësi prej 4 ballë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button