Kreu shtetëror i Maqedonisë së Veriut shprehu ngushëllime për viktimat dhe gatishmëri për ta ndihmuar Shqipërinë

Kreu shtetëror në Maqedoninë e Veriut ka shprehur ngushëllime për viktimat në njerëz në Shqipëri, të cilat u regjistruan si pasojë e serisë së tërmeteve të sotme me epiqendër në Adriatik dhe Shqipëri, njofton Portalb.mk.

4 Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski, takim liderësh, shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, 20 tetor
Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski

Presidenti Stevo Pendarovski ka deklaruar se ka lajmëruar presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta dhe i ka ofruar përkrahje për zbutjen e dëmeve nga pasojat e tërmetit.

“Bashkëndjej thellë me familjet e viktimave dhe shpresë për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve në tërmetin katastrofal i cili e goditi Shqipërinë gjatë mëngjesit. Në këta momente të trishtuara për Republikën e Maqedonisë së Veriut, në bisedë me presidentin Meta, kam ofruar përkrahje për zbutjen e dëmeve nga pasojat e tërmetit”, tha Pendarovski.

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi
Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi

Ngushëllime ka shprehur edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe ka bërë thirrje që të gjithë të shtrojnë dorën e ndihmës.

“Jam i prekur thellë dhe shpreh ngushëllime të sinqerta për viktimat e kësaj fatkeqësie, dhe ndaj familjarëve të afërm të tyre. Në të njëjtën kohë, me mendime, shpresë dhe dëshirë që numri i viktimave mos rritet, të lënduarit të jenë me pasoja sa më të vogla shëndetësore dhe shërim të shpejtë. Me këtë rast të trishtueshëm, kur natyra në mënyrën e saj më të drejtpërdrejtë e demonstron forcën e saj të paparashikueshme dhe e vë në sprovë durimin, solidaritetin dhe bashkëndjesinë për të afërmin tonë, për fqinjin dhe për njerëzimin në përgjithësi, uroj që të gjithë të shtrojmë dorën e ndihmës, mendimet e sinqerta të përkrahjes dhe guximin që të shikojmë përpara edhe kur jemi në gjendjen më të pikëlluar dhe të rikuperohemi edhe më të bashkuar”, tha Xhaferi.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, foto: Portalb.mk
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, foto: Portalb.mk

Kryeministri, Zoran Zaev ka shprehur se bashkëndjen me të afërmit e viktimave dhe ka deklaruar se shteti është i përgatitur për të ofruar tërë ndihmën dhe mbështetjen ndaj Shqipërisë.

“Me shqetësim i ndjekim lajmet për tërmetin e madh në Shqipëri, në Durrës dhe në afërsi të Tiranës. Fuqia e tërmetit, të cilin e kemi ndjerë edhe ne, i drejton mendimet tona drejt fqiut tonë. Bashkëndjejmë sinqerisht me më të afërmit e viktimave, dhe shpresojmë në sanimin më të shpejtë të dëmeve. Nga mëngjesi jemi në komunikim me institucionet e Shqipërisë, dhe jemi të përgatitur të ofrojmë tërë ndihmën dhe mbështetjen tonë”, tha Zaevi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button