Cakaj propozon unifikim të politikës së jashtme Kosovë-Shqipëri

Në Konferencën e përbashkët të përfaqësuesve politikë të shqiptarëve të rajonit me temë: “Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në hapësirën e Ballkanit Perëndimor”, e cila u mbajt sot në Tiranë një theks i veçantë u vendos në unifikimin e politikës së jashtme mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Ministri Cakaj në fjalën e mbajtur prej tij u shpreh se bashkërendimi i plotë dhe ndërlidhja e objektivave në politikën e jashtme të Shqipërisë është e domosdoshme për shqiptarët dhe gjithashtu shumë e dobishme për vetë rajonin, transmeton Balkanweb.

“Më shumë se vetëm Komision të Përbashkët, pa dyshim, ka nevojë për unifikim të plotë të politikës së jashtme nëpërmes ndërlidhjes së dy Ministrive. Marrëveshja e firmosur në Maj është një pikëfillim i vyer që gjithsesi duhet të plotesohet me masa shtesë e zbatohet me efiçencë të plotë”, theksoi Cakaj në fjalën e tij.

Me tej kreu i diplomacisë shqiptare nënvijëzoi se pozita e shqiptarëve në Serbi mbetet shqetësuese.
“Ata sot janë të nënpërfaqësuar në institucione qëndrore e lokale dhe gjithashtu shqetësuese mbetet edhe praktika e fshirjes së shqiptarëve nga regjistrat e gjendjes civile, praktikë kjo që rrezikon seriozisht substancën e tyre kombëtare”, u shpreh Cakaj.

Në përfundim të fjalës së tij Cakaj pohoi se shqiptarët si trup i bashkuar dhe partitë politike si entitete të mirë-kordinuara nuk janë vetëm garanci e progresit si komb, por edhe mundësi e Ballkanit të zhvilluar dhe euro-atlantik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button