E tmerrshme ajo çka i ndodh akrobates

Një akrobate britanike është rrëzuar aksidentalisht nga 30 metra lartësi, gjatë performancës së saj në shfaqjen e Cirkut Zippos, në Londër.

Jackie Louise Armstrong u gjet pa ndjenja nga një pjesë e stafit të saj, të cilët nxituan për ta ndihmuar.

35-vjeçarja u transportua menjëherë në spital, por mësohet se ka pësuar dëmtime të rënda.

Ngjarja e rëndë tronditi edhe spektatorët që po ndiqnin në skenë performancën e akrobates.

Një dëshmitar tha: “Ishte e tmerrshme. Unë mendova se ishte pjesë e aktit, por kur ajo nuk po ngrihej më lart e kuptova që diçka nuk shkoi siç duhet. Një grup njerëzish vrapuan për ta ndihmuar atë dhe njerëzit filluan të bërtisnin.”

Ndërsa Drejtori i Cirkut, Martin Burton u shpreh për mediat se: “Jackie është një artiste me shumë përvojë, të cilin ne e vlerësojmë si pjesë e familjes sonë të cirkut. Jemi të shqetësuar dhe i ofrojmë familjes së saj mbështetje në këtë moment.”  

Por ai nuk ka pranuar të bëjë të tjera komente për dëmtimet që mund të ketë pësuar artistja.

35-vjeçarja është nënë e një djali 1 vjeç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button