Izet Zeqiri u zgjodh sekretar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut

Në Akademinë e shkencave dhe arteve në Shkup u zgjodhën strukturat e reja, ku si sekretar për katër vjet do të jetë akademiku Izet Zeqiri, transmeton Portalb.mk.

“Sot në Kuvendin e ASHAMV, kyetar u zgjodh Akademik Lupco Kocarev. Sekretar i ASHAMV u zgjodh Izet Zeqiri. Nënkryetar u zgjodhën Akademik Zhivko Popov dhe Akademik Bajram Gazanfer”, shkruan Zeqiri në Facebook.

Në krye të Akademisë do të jetë Lupço Kocarev, ndërsa dy nënkryetarët do të jenë Zhivko Popov dhe Gazanfer Bajram.

Mandati i tyre do të fillojë nga 1 janari i vitit të ardhshëm, ndërsa në krye të akademisë deri më tani ka qenë profesori I ekonomisë, Taki Fiti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button