Zidane kursehet para PSG-së, lë jashtë yllin e skuadrës

U mor për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon, por Vinicius Junior nuk ia del sërish, transmeton OraNews.

Talenti brazilian është lënë jashtë skuadrës edhe një herë. Zinedine Zidane nuk e ka preferuar ta ketë në dispozicion për ndeshjen e së martës në UEFA Champions League kundër PSG-së.

Francezi ka zgjedhur të njëjtët lojtarë që mposhtën 3-1 Real Sociedad, duke thelluar zhgënjimin te i riu brazilian. Në 5 takimet e fundit, Vinicius ka luajtur vetëm 45 minuta.

19-vjeçari nuk është “Galaktiku” i vetëm që mungon në sfidën e “Santiago Bernabeu”. Brahim dhe Mariano Diaz, Alvaro Odriozola, James Rodriguez, Nacho, Marco Asensio dhe Lucas Vazquez janë të tjerë emra që mbeten jashtë.

Lojtarët e zgjedhur nga Zinedine Zidane:

Portierë: Thibaut Courtois, Alphonse Areola, Diego Altube

Mbrojtës: Dani Carvajal, Eder Militao, Sergio Ramos, Raphael Varane, Marcelo, Ferland Mendy

Mesfushor: Toni Kroos, Luka Modric, Casemiro, Valverde, Isco

Sulmues: Eden Hazard, Karim Benzema, Gareth Bale, Luka Jovic, Rodrygo

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button