Dendias nesër do të viziton Shkupin

Nikos Dendias, Ministri i punëve të jashtme të Greqisë do të zhvillon vizita zyrtare në Maqedoninë e Veriut me udhëqësit e institucioneve, për rritjen e bashkëpunimit bilateral, transmeton Portalb.mk.

Ai pritet të takohet me homologun Nikolla Dimitrov, kryeministrin Zoran Zaev dhe presidentin Stevo Pendarovski. Ky i fundit paralajmëroi që takimi do të zhvillohet në ora 11:50 në vilën presidenciale në Vodno.

“Mbështetja jonë për fillim të negociatave inkuadruese të Maqedonisë së Veriut me BE-në është dhënë. Punojmë në atë dhe ndërmarrim  nisma konkrete, në konsultim me të gjithë partnerët tanë në BE, me qëllim sa më shpejtë që është e mundur, në atë drejtim të sillet  vendim pozitiv në BE”, deklaroi Dendias.

Në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, shefi i diplomacisë greke porosit se ajo është obligative për të dy vendet dhe shton se  zbatimi i tij i tërësishëm do të thotë edhe nxitje shtesë për zhvillim më të madh dhe prosperitet të të dy popujve.

Dendias e llogarit obligative bashkëpunimin mes dy vendeve, duke u bazuar në Marrëveshjen e Prespës, duke sqaruar se kjo marrëveshje është në të mirë të gjithë qytetarëve.

“Shpresoj në takime konstruktive gjatë vizitës sime,  që do të sjellin rezultate në interes të shteteve fqinje,  rezultate të dukshme edhe për qytetarët tanë”, deklaroi Dendias.

Ai këshillon RMV-në që mos të zvogëlon përpjekjet në rrugëtimin evropian drejt BE-së, duke e llogarit RMV-në si një vend I cili do të jetë aleate e Greqisë në NATO dhe BE.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button