U përplasën dy kamionë: Ndërrojnë jetë shoferët, njëri prej tyre shqiptar

Një emigrant shqiptar ka humbur jetën në një aksident mëngjesin e sotëm (25 nëntor), në autostradën A14 Ascoli-Porto d’Ascoli, në Itali.

Dy automjete të rënda janë përplasur fuqishëm në afërsi të qytezës Monsampolo del Tronto. Përplasja ka qenë tragjike për dy drejtuesit e kamionëve, transmeton OraNews.

 

 

Një prej viktimave është 48-vjeçari shqiptar, Agron Bakaj, banues në Porto d’Ascoli. Ndërsa viktima tjetër është italiani Angelo Lucini, 39 vjeç i cili ka ndërruar jetën gjatë transportimin në spital.

48 vjeçari shqiptar është i martuar, baba i dy fëmijëve adoleshentë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button