5 ushqimet që nuk duhet t’i hash kurrë nëse do të dobësohesh, sipas dietologëve

Të gjithë pajtohemi në një pikë: dietat kufizuese janë shumë të dëmshme për shëndetin tonë fizik dhe atë mendon, në planin afatgjatë, sigurisht! Ne mendojmë se është e rëndësishme të shijojmë atë që hamë dhe dietologët e kanë mbajtur shënim këtë detaj. Por, sasia duhet të jetë gjithmonë e moderuar! Pavarësisht nëse humbja e kilogramëve të tepërt është qëllimi juaj, ekzistojnë disa ushqime që kanë vërtetë përfitime minimale ushqyese dhe që ju duhet t’i shmangni sa më shumë të jetë e mundur. Këtu janë pesë prej tyre, transmeton Revista Class.

Sheqeri

“Pijet me sheqer të shtuar janë një nga gjërat më të lehta që mund të ndërprisni nga dietat tuaja”, thotë Ginn-Meadow.  Studimet theksojnë se të rriturit duhet të konsumojnë jo më shumë se shtatë kube sheqeri (ose 30 gram) sheqer në ditë dhe fëmijët më pak. Shpesh, pijet sidomos ato me gaz janë burim i rrezikshëm sheqeri dhe bëjnë që të shëndosheni shpejt.

Drithërat e ëmbla

Këto lloj drithrash që për shumë prej nesh janë të preferuara, janë të mbushura me sheqerna dhe përmbajnë fibra minimale. Përkundrazi, tërshëra e shoqëruar me fruta të freskëta është një ide shumë e mirë.

Mishi i përpunuar

Ju, nuk e mendoni dy herë kur sillni proshutë në shtëpi, me siguri! Sipas një studimi të Universitetit të Harvardit, mishrat e përpunuar rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 42% dhe rrezikun e diabetit me 19%. Për më tepër, hulumtimi ka treguar se ka përbërje nitrati të natriumit në të, një konservues i rrezikshëm që lidhet me kancerin.

Përbërës të shtuar

Asnjë ide se çfarë do të thotë kjo listë përbërësish? Bëhet fjalë për ngjyrosës artificalë apo elemente të shtuar që nuk i sjellin asnjë vlerë ushqyese organizmit. Për më tepër, ngjyrat janë toksike dhe rrisin rrezikun për sëmundje të ndryshme që mund t’ju prekin juve me kalimin e viteve.

Yndyrnat

Yndyra e tepërt rrit kolesterolin tuaj të përgjithshëm, ul kolesterolin tuaj të mirë dhe ngre kolesterolin e keq! Duket si lojë fjalësh, por në fakt nuk është kështu! Është realiteti! Sipas hulumtimeve nga Universiteti McMaster, yndyra ka qenë gjithnjë e lidhur me një rrezik të madh të vdekjes së hershme nga sëmundjet e zemrës. Ndaj, kujdes!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button