U mbulua “krateri” i Tetovës (FOTO)

“Krateri i Tetovës” Portalb.mk e emërtoi gropën e cila për disa vite me radhë ka dëmtuar veturat e qytetarëve të Tetovës, e që gjendej në rrugën “Jane Sandanski”, që të lidh me Spitalin, qendrën si dhe Komunën e Tetovës. Pas presionit mediatik nga Portalb.mk, më në fund Komuna e Tetovës e sanoi këtë gropë, shkruan Portalb.mk.

Portalb.mk vazhdimisht trajton problematikën e rrugëve të dëmtuara edhe me gropa në Tetovë, për tre muaj me radhë kemi raportuar për gjendjen jashtëzakonisht të dëmtuar të rrugës “Jane Sandanski” e cila gjendet në një nga pjesët kryesore të Tetovës.

Me insistim të Portalb.mk, më në fund u bë sanimi i kësaj grope kurse sa i përket pjesës tjetër të kësaj rruge e cila gjithsej është 240 metra, nga Komuna e Tetovës ende janë duke pritur që Banka Botërore të ju ndihmoje për financimin e të njëjtës.

VIDEO:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button