Një fëmijë ka vdekur nga rrëzimi i skulpturës së akullit në Luksemburg

Një fëmijë ka vdekur pasi u godit nga një pjesë e shkëputur e një skulpture akulli në një treg të Krishtlindjeve në Luksemburg, njofton Botasot.

E krijuar nga artistët në tregun “Place Guillaume II” në pjesën e parë të së dielës, dëshmitarët thanë se skulptura u rrëzua më vonë dhe u nda në disa pjesë.

Shërbimet e emergjencës shkuan shpejt në vendin e ngjarjes dhe u përpoqën t’i ofrojnë ndihmë mjekësore vogëlushit dyvjeçar në vendin e ngjarjes. Megjithatë, ai vdiq gjatë rrugës për në spital.

Zyrtarët thanë se ky treg është mbyllur pas rastit tragjik dhe policia është duke kryer hetime për të zbuluar si ndodhi ngjarja.
Këshilli komunal i qytetit të Luksemburgut njoftoi se të gjitha tregjet e Krishtlindjeve dhe organizimet e tjera do të anulohen të hënën për ta respektuar viktimën dhe familjen e tij. Ngushëllime për familjen e djaloshit të mbytur shprehu kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, shkruan “Independent”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button