ANALIZA: Rangimi i investimeve: për çfarë dhe sa do të investojë RMV në vitin 2020?

Me Buxhetin për vitin 2020, krahasuar me këtë vit, shpenzimet kapitale parashikohen të rriten për 3.8% dhe parashikohet të arrijnë në 383.3 milion euro. Në analizën e re, “Portalb.mk”-i i rendit shpenzimet kapitale siç janë përcaktuar në Programin për zhvillim të buxhetit – arsim, shëndetësi, infrastrukturë rrugore dhe hekurudhore, mbrojtje, zhvillim rajonal, gazifikim, sisteme kolektore në Ohër dhe Strugë.

Ja sa para dhe për çfarë arsye janë parashikuar të shpenzohen në buxhetin e vitit 2020:   

Shërbimi për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut

Edhe në buxhetin e ri janë ndarë fonde për rindërtimin e ndërtesave të zyrave qeveritare, duke ndarë kështu 346.000 euro për këtë qëllim vitin e ardhshëm, ndërsa 508.000 euro janë planifikuar për vitin 2021. Qeveria ka parashikuar 5.9 milion euro për vitin 2020 për ndërtimin dhe rindërtimin e ndërtesave administrative shtetërore.

Ministria e Mbrojtjes

Për modernizimin e Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2020 janë parashikuar 3.6 milionë. Për ndërtimin dhe rindërtimin e objekteve dhe infrastrukturës vitin e ardhshëm janë ndarë 4.2 milion euro, ndërsa për vitin 2021, Qeveria planifikon të shpenzojë 3.4 milion euro.  Për integrim në NATO, në vitin 2020 janë ndarë 29,7 milion euro, ndërsa për vitin 2021 është planifikuar një rritje e konsiderueshme e këtij buxheti, edhe atë 55.2 milion euro.

Ministria e Punëve të Brendshme

Për reforma në polici, Qeveria për vitin 2020 ka planifikuar 11,6 milion euro, kurse për vitin 2021 buxheti është zvogëluar në 5,8 milion euro. Për rindërtim dhe pajisjen e ndërtesave janë ndarë 1.3 milion euro për vitin e ardhshëm.

Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve

Për ndërtimin, rindërtimin dhe pajisjen e institucioneve ndëshkuese-përmirësuese, për vitin e ardhshëm Qeveria ka ndarë 541.000 euro, ndërsa 1.3 milion euro janë planifikuar për vitin 2021, që është dy herë më shumë se viti 2020. Për reforma në institucionet ndëshkuese- përmirësuese, në vitin 2020 janë planifikuar 3.6 milion euro, ndërsa në 2021 janë planifikuar 7.2 milion euro.

Ministria e Financave – funksionet e shtetit

Për zhvillimin rajonal, 4 milion euro do të ndahen vitin e ardhshëm, ndërsa nuk planifikohen fonde për vitin 2021. Për zhvillimin rural, 920,000 euro janë planifikuar në vitin 2020 dhe në vitin 2021 fondet për këtë nënprogram janë rritur ndjeshëm në 4.9 milion euro.

Për nënprogramin Instrumenti ndihmues i para-anëtarësimit – IPA2, vitin e ardhshëm Qeveria ka ndarë 60.9 milionë euro, ndërsa për vitin 2021 janë planifikuar 81 milionë euro.

Ministria e Ekonomisë

Për gazifikimin, nëpërmjet kësaj ministrie, vitin e ardhshëm janë ndarë 1.9 milion, ndërsa për vitin 2021, Qeveria nuk ka ndarë fonde. Për të mbështetur zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, 564,000 euro janë planifikuar për vitin 2020, ndërsa për vitin 2021 është planifikuar që këto fonde të rriten në 1 milion euro.

Drejtoria për Zonat Industriale të Zhvillimit Teknologjik

Për Zonat Industriale të Zhvillimit Teknologjik, për vitin e ardhshëm janë parashikuar 8.5 milionë euro dhe për 2021 ka ndarë 10.3 milionë euro.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Për Liqenin e Dojranit, për vitin e ardhshëm janë planifikuar 782,000 euro, ndërsa 206,000 euro janë planifikuar për vitin 2021. Për sistemin e kolektorëve në Ohër dhe Strugë, në vitin 2020 Qeveria ka parashikuar 2.4 milion euro dhe për vitin 2021 nuk janë ndarë fonde.

– Ministria e Transportit dhe Lidhjeve

Projektet kyçe të infrastrukturës, rrugët, hekurudhat, gazifikimi, mbeten në duart e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, e cila është renditur e lartë sipas buxhetit në  dispozicion. Kështu, 325.000 euro janë planifikuar për përmirësimin dhe rindërtimin e ndërtesës administrative në vitin 2020, ndërsa nuk janë planifikuar fonde për këtë qëllim në vitin 2021 pasi objekti pritet të përfundojë përfundimisht. Për ndërtimin e banesave sociale është janë ndarë 3 milion, ndërsa 2.1 milion. Për ndërtimin e banesave sociale janë ndarë 3 milion, ndërsa 2.1 milion për 2021. Për “Projektin për të lehtësuar tregtinë dhe transportin” vitin e ardhshëm janë parashikuar 2,1 milionë, dhe për 2021 ka pasur një rritje të konsiderueshme edhe atë 8 milionë euro.  Për rrugët lokale, deri në vitin 2020 do të ndahen 4 milion, ndërsa deri në vitin 2021 këto fonde do të dyfishohen – 8 milion.

Për Ujësjellësin dhe Kanalizimet për komunat, Qeveria ka projektuar 4 milion euro për vitin 2020 dhe 2.2 milion euro për 2021. Furnizimin me ujë dhe kanalizimin për vitin e ardhshëm janë parashikuar 7.2 milionë euro, ndërsa 5.9 milion euro për vitin 2021.

Për një nga projektet strategjike – gazifikimin, 20.7 milion euro janë planifikuar për vitin 2020, ndërsa 4.9 milion euro për 2021.

Investimet në hekurudha – në rendin e ditës edhe vitin e ardhshëm, 43.1 milion euro janë planifikuar për këtë qëllim, ndërsa në vitin 2021 planifikohet të dyfishohen fondet me 70.6 milion euro.

Agjencia për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillim Rural

Për mbështetje financiare të zhvillimit rural, 13 milion euro janë ndarë për vitin 2020 dhe 15.4 milion euro për 2021.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale

Për ndërtimin, pajisjen dhe mirëmbajtjen e objekteve për mbrojtjen e fëmijëve, janë planifikuar 1.7 milion euro për vitin e ardhshëm dhe 2.4 milion euro për 2021. Për ndërtimin, pajisjen dhe mirëmbajtjen e objekteve të mbrojtjes sociale dhe shtëpive për pleqtë, në vitin 2020 janë planifikuar 219,000 euro dhe 731,000 euro në vitin 2021. Për nën-programin për Nxitje të punësimit, Qeveria për vitin e ardhshëm ka ndarë 1.8 milion euro, ndërsa për 2021 nuk janë ndarë mjete.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Për ndërtimin dhe rindërtim e shkollave fillore dhe të mesme në vitin e ardhshëm janë ndarë 2.7 milionë euro. Për ndërtimin e palestrave shkollore në shkollat fillore dhe të mesme janë ndarë 8.3 milion euro.

Për rindërtimin e konvikteve, në vitin 2020 janë ndarë 243.000 euro, ndërsa për vitin 2021 janë planifikuar 325.000 euro.  Për ndërtimin dhe rindërtimi i konvikteve studentore në vitin 2020 janë parashikuar 1.9 milionë, ndërsa në vitin 2021 janë parashikuar 4.4 milion euro.

Ministria e Shëndetësisë

Për rindërtimin dhe përmirësimin e objekteve të ISHP-së në RMV në vitin 2020 janë ndarë 3.3 milion euro, ndërsa 4.1 milion euro në 2021. Për pajisjet mjekësore për nevojat e ISHP-së në RMV, vitin e ardhshëm janë planifikuar 4.3 milion euro, ndërsa 5.6  milion euro janë planifikuar për vitin 2021.

Për Spitalin e Përgjithshëm të Kërçovës, Qeveria ka ndarë 1 milion euro vitin e ardhshëm, ndërsa në vitin 2021 janë planifikuar më shumë fonde, 2.2 milion euro.

Për ndërtimin e një qendre të re klinike në Shkup dhe Shtip, 13.2 milion euro janë planifikuar për vitin 2020, ndërsa në vitin 2021 ka një planifikim dukshëm më të lartë prej 62 milion euro.

Agjencia për Punësim e Republikës e Maqedonisë së Veriut

Për nxitje të punësimit, Qeveria vitin e ardhshëm  ka ndarë 21.3 milion euro, ndërsa 20.4 milion euro janë planifikuar për vitin 2021.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button