U shkarkua shefi i marinsave amerikanë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, ka shkarkuar nga detyra shefin e marinsave amerikanë, Richard Spencer, në lidhje me rastin e një anëtari që akuzohej për sjellje të këqija.

Rasti i Edward Gallagher, i cili bëri foto me trupin e një të vdekuri, ka ngjallur tensione mes presidentit Donald Trump dhe zyrtarëve të ushtrisë, transmeton KTV.

Anëtari i marinsave pritej të përballej me masa disiplinore dhe do t’i merrej anëtarësia në marinsat amerikan.

Esper deklaroi se ka humbur besimin në liderin e marinsave pasi bisedat e tij private me Shtëpinë e Bardhë nuk përkonin me qëndrimin e tij publik.

Marinsi Gallagher ishte akuzuar për vrasjen e një pjesëtari 17-vjeçar të ISIS-it, por pastaj u dënua vetëm për fotografim me trupin e këtij ushtari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button