Rritja e klubeve shqiptare në Maqedoninë Veriore

Shumë shpesh futbollistë shqiptarë dhe skuadra shqiptare luajnë në fushën e stadiumit “Todor Proeski” në Shkup, ku Kosova pritet të zhvillojë ndeshjen vendimtare në rrugën drejt “Euro 2020”.

Të dielën në stadiumin ku ndeshjet i luan Përfaqësuesja e Maqedonisë Veriore u paraqit skuadra e Shkupit. Në njërën prej ndeshjeve kryesore të javës së 15-të të Ligës së Parë të Maqedonisë Veriore në futboll, Shkupi barazoi 1:1 si mysafir i Vardarit. Vardari është lider, por ndaj skuadrës shqiptare nuk mori më shumë se një barazim, shkruan sot “Koha Ditore”.

Shkupi është vetëm një prej katër skuadrave shqiptare në Ligën e Parë të Maqedonisë Veriore. Gjithsej janë dhjetë skuadra, pra gati gjysma e tyre janë shqiptare. Kur nuk kanë telashe me lëndime edhe në Përfaqësuesen e Maqedonisë Veriore, rreth gjysma e lojtarëve startues janë shqiptarë.

Nëse eventualisht ndeshja mes Maqedonisë Veriore dhe Kosovës zhvillohet në “Todor Proeski” në Shkup, edhe afërsisht gjysma e shikuesve, nëse jo më shumë, mund të jenë shqiptarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button