Është shkarkuar sekretari amerikan i Marinës

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper, shkarkoi nga detyra shefin e Marinës amerikane, Richard Spencer, për shkak të një rasti disiplinor, që përfshin pjesëtarin e Marinës, Edward Gallagher.

Gallagher, i cili është dënuar për daljen në fotografi me një kufomë, ka shkaktuar tensione midis presidentit amerikan, Donald Trump, dhe zyrtarëve ushtarakë, transmeton REL.

Ai duhet të përballet me një rishikim disiplinor, që mund ta privojë nga anëtarësimi në marinë.

Ka raporte të ndryshme se përse i është kërkuar Spencerit të japë dorëheqje.

Esper tha se e ka humbur besimin te sekretari i Marinës, sepse bisedat e tij private me Shtëpinë e Bardhë bien në kundërshtim me pozicionin e tij publik.

Megjiithatë, Trump tha se nuk ishte i kënaqur me mënyrën se si është zhvilluar gjyqi i Gallagherit dhe la të kuptohet se kjo është arsyeja për shkarkimin e Spencerit.

Spencer, në anën tjetër, tha se është e qartë se ai dhe Trump nuk kanë mendime të njëjta për “rendin dhe disiplinën e mirë”.

Gallagher është akuzuar për therjen për vdekje të një të burgosuri 17 vjeç të grupit militant Shteti Islamik dhe për hapje të zjarrit kundër civilëve derisa ka qenë duke shërbyer në Irak në vitin 2017.

Ai është liruar nga këto akuza dhe është dënuar vetëm për akuzën e daljes në fotografi me kufomën e të burgosurit të Shtetit Islamik.

Për këtë ai është ulur në pozitë, por presidenti Trump më vonë ia ka rikthyer gradën.

Gallagher është njoftuar nga drejtuesit e Marinës javën e kaluar se ai do të përballet me një rishikim disiplinor, i cili mund të rezultojë me heqjen e anëtarësimit të tij në Marinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button