Haradinaj mbetet optimist për vizat

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka thënë se liberalizimi i vizave mund të ndodhë brenda këtij viti.

Ai në një intervistë për KosovaPress theksoi se edhe pse është kryeministër në detyrë do të vazhdojë angazhimin e tij që Kosova ta merr liberalizimin, transmeton Klan Kosova.

Haradinaj shtoi se njerëzit të jenë skeptik për shkak se ky proces ka zgjatur shumë, por ai thotë se dhjetori mund të jetë muaji kur merret lajmi për liberalizim të vizave.

Këtë premtim se vizat mund të hiqen në dhjetor Haradinaj thotë se nuk e bënë për vota, pasi që zgjedhjet janë kryer.

Ndërkaq një ditë më parë ai pati një porosi për pretendentët për krijimin e qeverisë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, lidhur me taksën prej 100% ndaj produketeve serbe dhe boshnjake.

Sipas tij heqja e kësaj takse do të ishte një gabim i pafalshëm dhe i barabartë me Gjykatën Speciale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button