Rrëshqitje masive dheu në Kenia, 29 të vdekur, 7 fëmijë

Pokot-i, zonë në Kenian veriperëndimore është përfshirë nga reshje të dendura shiu. Reshjet e dendura të cilat po zgjasin prej ditësh kanë shkaktuar rrëshqitje masive të dherave.

Si pasojë e rrëshqitjes së dherave raportohet për 29 viktima në mesin e të cilave janë edhe 7 fëmijë, thonë autoritetet, transmeton Top Channel.

Komisioneri i Qarkut të Pokot-it perëndimor, Apollo Okello tha se ka edhe dhjetëra të lënduar. Gjithashtu ai shtoi se trupat e viktimave janë gjetur.

Nga reshjet e dendura të shiut rrugët janë përmbytur dhe shumë ura janë shembur dukë vështirësuar operacionet e shpëtimit, shtoi Okello.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button